Bashkëshortja e prokurorit, Vat Staka, pranë shtëpisë së të cilit u dëgjuan të shtëna me armë mbrëmjen e sotme, ka reaguar për ngjarjen.
Violeta Staka thotë se ngjarja e ndodhur në Shkodër, nuk ka të bëjë aspak me familjen e saj.
Të shtënat me armë në qytetin e Shkodrës rreth orës 22:00, kanë ndodhur pranë banesës së prokurorit, Vat Staka.
Policia po vijon hetimet.//a.h