Policia ka dhënë detaje për të shtënat me armë të ndodhura ditën e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia është ende duke kërkuar autorët e ngjarjes.
DEKLARATA
Më datë 01.06.2016, rreth orës 18:20, në Shkozë, në një lokal “BasteLive”, si pasojë e një konflikti ndërmjet disa shtetasve, është qëlluar
me armë zjarri. Si pasojë e kësaj ngjarjeje ka vetëm dëme në vetratën e xhamit të lokalit dhe nuk ka të dëmtuar në njerëz.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj vepre kriminale.