Pas marrjes së informacioneve se një person lëvizte i armatosur në afërsi të Rinasit, efektivët e Policisë së Tiranës kanë organizuar një operacionin për kapjen e tij.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se në momentin që efektivët i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policëve duke u rrezikuar jetën.
Fatmirësisht, nuk ka efektivë të lënduar. Pas të shtënave me armë, Policia ka arritur të arrestojër autorin.
Sipas burimeve, mësohet se i riu i arrestuar është person me precedentë penalë të mëparshëm.