Policia e Shkodrës ka dhënë informacion lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Guerrile”, afër livadheve.
Sipas policisë, një person i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.