Disa njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga të shtënat në qendër të Pragës.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në zonën e sheshit Jan Palach.
Si pasojë dyshohet se ka të vdekur dhe të plagosur. Policia ka thënë se e ka vrarë autorin dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar.
Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
“Ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Gjuajtësi është eliminuar. I bëjmë thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë në afërsi dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre”, tha policia.