Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditen e sotme në fshatin Shënkoll të Lezhës.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar me pistoletë ndaj një personi në makinë i cili fatmirësisht, nuk ka marrë asnjë lëndim.
Sipas Klan News mësohet se pas ngjarjes autori është shoqëruar në Policinë e Lezhës së bashku me armën e zjarrit, ndërsa shkak është bërë nje konflikt i çastit mes dy të rinjve.
Policia e Lezhës po punon për kapjen dhe shoqërimin e personit tjetër të përfshirë në konflik si dhe për sqarimin e plotë të rrathanave të kësaj ngjarje.
Ndaj të riut rëndojnë akuzat “Vrasje e mbetur ne tentativë” si dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.