Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Berlin, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Sipas informacioneve paraprake, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet gjermane bëjnë me dije se disa persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.
Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi incidenti dhe po vijon një operacion i gjerë sigurie për kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar. Situata mbetet nën kontroll, ndërsa priten detaje të reja nga autoritetet.














