Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë një person.
Policia bën me dije se rreth orës 22:45, në Rrugën e Qelqit një 24-vjeçar ka mbetur i lënduar në dorë me armë zjarri. Personi me iniciale D.V ka marrë gërvishtje dhe plagë djegieje nga plumbi.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore të kryera u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 24 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. A. dhe vijon puna për kapjen e tij.
Dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V., jashtë rrezikut për jetën.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shetasit F. A., Policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Opinion.al