Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodërs pasi ka qëllua me armë zjarri në ajër brenda banesës së tij.
I arrestuari është identifikuar si Petrit Isaj. Ndërkohë që policia ka mbërritur në banesën e tij, i riu në tentativë për tu larguar ka thyer këmbën.
Mësohet se nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh