Të shtëna arme janë dëgjuar në qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë ku mësohet se 15 persona kanë mbetur të vrarë.
Sipas medies lokale “Muencher Abendzeitung”, 15 vetë mund të kenë mbetur të vrarë në këtë sulm, ndërsa televizioni “German NTV” flet për të paktën 10 viktima. Një person është vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, sipas policisë së cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”.
Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje teksa qendra është evakuar.
Dyshimet e para e kanë çuar policinë te një grua si autore e ngjarjes.