Në fillim u raportua për disa pesona te plagosur prane Ures se Institutit Bujqesor ose sic njihet ndryshe zona e “Nish Tulles”, por me pas Policia e Tiranes sqaroi se ka vetem nje person te plagosur.
K.P. rreth 40 vjeç eshte plagosur me arme zjarri dhe autori eshte identifikuar. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në 14:20 të ditës së sotme.
Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sakaq, dëshmitarët thonë se i plagosuri quhet Korab Peposhi, 40 vjeç, me origjinë nga Kukësi.
*Report Tv publikon pamjet nga vendi i ngjarjes