Të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në Fierzë të Tropojës.
Mësohet se është qëlluar drejt një pike karburanti dhe ambienti të ndihmës.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburanit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.