Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të shpëtojmë kullën 250 vjeçare!

2017/10/11 at 10:00 AM
në -Kulturë, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Të shpëtojmë kullën 250 vjeçare!

Nga Armando Meta


Vetëm pak kilometra nga “Rruga e Kombit”, në udhëkryqin që vjen nga Rrësheni në drejtim të Klosit të Matit apo Lurës së Dibrës, është një kullë trekatëshe e ndërtuar rreth 250 vite më parë, e cila rrezikon të shembet vetëm për shkak të një …çatie që ka degraduar prej kohësh.

Në këtë kullë që njihet jo vetëm në Mirditë, por pothuajse në mbarë Shqipërinë, banon Fran Doda sëbashku me bashkëshorten e tij, të cilët çdo ditë gdhihen me sytë nga qielli me shpresën që të mos ketë shi. Frani, i cili ka lindur në këtë kullë përpara 82 vitesh, vazhdon të jetojë thuajse në të njëjtat kushte si 82 vite më parë. Në portretin e tij duket se kulla rrezaton vjetërsinë e saj.

“Përpiqem çdo ditë të rregulloj diçka nga kulla. por tani ndjehem shumë i vjetër aq sa mezi ngjis edhe shkallët për të hypur në dhomat sipër. Ngjitem çdo ditë për të parë dëmet që shkaktohen nga çatia e prishur, e cila duket se po gërryen tashmë të gjithë kullën. As baroti si ka bërë kaq dëme kësaj kulle sa ç’po i bën moti”, shprehet Frani me vështrimin e tij përhumbur nëpër mure.

Koha ka mbetur në vend

Kulla qartazi ndjehet se mban vjetërsinë e kohës, e ruajtur thuajse pikë për pikë nga të zotët e saj, të cilët vazhdojnë së paku në formë të bëjnë po të njëjtën jetë si të të parëve të tyre. Odat nuk ka shumë mobilje. Nëpër kënde është shtrirë ndonjë lëkurë deljeje, deri dhe shkaminj trekëmbësh të shkurtër. Në të dyja anët e oxhakut dhe në mur, mbi dy këndet, janë kamaret që mbyllen me dërrasë, të cilave u ka humbur shkëlqimi i dikurshëm i skalitjes. Dritaret janë gjithkund të vogla dhe disa prej tyre edhe pa xhama. Ndërsa muret janë tërësisht të zvjerdhura nga gëlqerja e bardhë me të cilën janë lyer disa dekada më parë dhe nuk kanë dekoracione. Kjo është gjendja në të cilën gjendet Kulla e Perlatit, e cila duket se gjatë këtyre 25 viteve të fundit është në një pik kritike, aq sa të shuhen 250 vite të historis së saj.

Legena për të mbledhur shiun

Frani rrëfen se gjatë gjithë këtyre viteve u është drejtuar zyrtarëve më të lartë të pushtetit qëndror, prefektëve, si dhe shoqatave të ndryshme që merren me trashëgiminë historike, që të venë dorë dhe të mos e lenë kullën të humbasë thjeshtë për një çati.

“Kullat, shtëpitë e çfarëdo tjetër nuk shemben nga muret, por nga çatitë. Po të jetë për muret kjo kullë jeton dhe 250 vite të tjera. Por nëse çatia shkatërrohet dhe çfarë bie jashtë hyn brenda, atëhere s’ka kullë që ti bëj ballë forcës së natyrës. Unë nuk është se nuk kam shtëpi ku të rri. Por jetoj te kulla sepse më duhet të kujdesem çdo ditë për të. Të vë legena kur bie shi, të hap dritaret që të thahet nga lagështia, të vë ndonjë dërrasë aty ku është kalbur. Kulla nuk thjeshtë e Franit. Kulla është histori e Mirditës, por edhe e Shqipërisë”, shprehet Frani.

Vizitorët pa para

Kulla vizitohet nga shumë vizitorë kureshtarë për historinë, arkitekturën, nga turistë vendas dhe të huaj. Kulla ka shërbyer edhe për realizimin e shumë filmave shqiptarë para dhe pas viteve ’90. Ajo madje është vend peligrinazhi edhe për shumë aktivitete zonale. Frani thotë se nuk ka kërkuar kurrë lek si për vizitorët, turistët, ata që kanë zhvilluar aktivitete etj. Sipas tij, vetëm gjatë realizimit të filmave të Kinostudios është paguar në shifra simbolike për ambientet ku janë xhiruar filmat, para të cilat më shumë kanë shkuar për të mbajtur frymën gjallë sesa për të investuar në kullë.
“Historia e Mirditës nuk është një histori të cilën mund ta blesh me para. Unë s’kam kërkuar dhe sdo të kërkoj lek për asnjë vizitor. Kjo sepse kulla nuk ështe thjeshtë historia e fisit Doda, por dëshmi e historisë së Mirditës. Është për të ardhur keq që një kullë rrezikohet të shembet për një çati. Unë nuk kam para ta rregulloj. Me gruan mezi na del të jetojmë. Kushdo nga shteti që do verë dorë e bën për Mirditën dhe historinë e saj. Nuk e bën për Franin. Nuk besoj se më kanë mbetur dhe shumë vite. Ndonëjeherë them më mirë të vdes para se të shoh kullën të më rrënohet para syve”, shprehet Frani.

Kulla jeton me frymën e njerzve brenda

Gjergj Marku një ndër personalitetet e jetës kulture të Mirditës dhe një nga njohësit më të mirë të historisë dhe traditës mirditore, sidomos sa u përket kullave, vlerëson se do të ishte tragjedi që Kulla e Perlatit të shkatërrohej për faktin e mungesës së disa investimeve minimale që duhen bërë për të. Sipas tij, megjithëse në vjetërsinë e saj të madhe, kulla nuk është braktisur nga banorët e saj duke i shpëtuar shkatërrimit siç ka ndodhur me kullat monument në zona të tjera.

“Ajo vazhdon të rrojë me frymen e njerëzve brenda. Por gjendja e saj është tejet kritike sidomos sa i përket çatisë, por edhe strukturës qëndrore. Ajo e ka të pabjerrun formën e katit të parë, por edhe odën e miqve apo dhomat e fjetjes, frëngjitë dhe sheshemet. Por ajo ka nevojë për t’u forcuar në strukturë”, shprehet Marku.

Ai vlerëson se ç’ka bëjnë Frani dhe bashkëshortja e tij për ta mbajtur kullën është diçka epike, por e pamjaftueshme që kulla të mos pësojë fatin e kullave të tjera, të cilave ua kanë zhvatur edhe gurët e themeleve.

“Vetë mosha e tyre e madhe e bën të pamundur që ata të vijojnë të kenë përkujdesjen e vazhdueshme. Ata vërtetë janë heronj të heshtur në përpjekjet e tyre që Mirdita të mos humbas një nga thesaret e saj të traditës. Ka premtime, por deri tani kulla rëndon vetëm mbi supet e Franit dhe bashkëshortes. Ajo është një barrë tashmë shumë e rëndë për ta”, vlerëson Marku.

Pafuqia e pushtetit lokal

Edhe në Bashkinë e Mirditës duket se janë të pafuqishëm për të ndërmarrë hapa financues, të cilat do të mund të rivitalizonin Kullën e Perlatit. Sipas zyrtarëve lokal, Kulla ka nevojë të marrë statusin si objekt i trashëgimisë historike dhe më pas të mund të bëhet financimi, pasi për momentin ajo është vetëm me statusin e një shtëpie private. “I është kërkuar Institutit të Monumenteve që të bëjë një vlerësim dhe t’i japë statusin si objekt historik i trashëgimisë kulturore. Por deri tani gjithshka ka mbetur pezull. Kulla është disi e veçuar dhe nuk përbën një ansambël me ndërtime të tjera. Por ky nuk duhet të jetë faktor frenues që Kulla e Perlatit, të shpallet monument i Kategorisë së Parë dhe të hapet rruga për rivitalizimin e saj”, shprehen zyrtarët local të Bashkisë Mirditë.

Epilog

E ndërsa shkresat shkojnë e vijnë poshtë e lart nëpër institucione, Kulla vijon të lëngojë në vetminë e saj ndan rrugës ku të gjithë mahniten kur e shikojnë, por pak minuta më pas indiferenca vizatohet në çdo gur me të cilën është ngritur Kulla. Nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë të paktën për të rregulluar çatinë, atëhere edhe Kulla e Perlatit do të pësojë të njëjtin fat shkatërrues që kanë pasur edhe shumë ndërtesa të këtij karakteri, duke zhbërë një pjesë të mirë të historisë sonë kombëtare.

Burimi: JavaNews

Etiketa: APELkulla e perlatitrestaurimtrashegemia kulturore


Ju sugjerojmë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës
Aktualitet

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

21 Qershor, 2025 6:24 pm
Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
Rajoni

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

21 Qershor, 2025 6:11 pm
Para
Prokuroria kërkon burgosje të përjetshme për vrasësin e efektivit të FNSH-së

Prokuroria kërkon burgosje të përjetshme për vrasësin e efektivit të FNSH-së

Vidhet shtëpia e ministrit, dalin thasët me para, policia fsheh ngjarjen?!

Vidhet shtëpia e ministrit, dalin thasët me para, policia fsheh ngjarjen?!

Gazetarët në Bullgari protestojnë kundër presionit të shtetit

Gazetarët në Bullgari protestojnë kundër presionit të shtetit
















TE FUNDIT

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
21 Qershor, 2025

Dita e katërt e rinumërimit të votave të Tiranës u mbyll me rivlerësimin e 436 qendrave të votimit dhe ndryshe...

Lexo më shumë

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
21 Qershor, 2025

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Preshevë, ku u prit nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com