Policia e Tiranës ka arrestuar 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Ata akuzohen për veprat penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Si rezultat gjatë kontrolleve u kapën shtetasit:
– M. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”;
– R. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”;
– G. R., 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt””, njofton policia.