Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të rinjtë në politikë/ Fasadë apo modele të gabuara? Flasin aktivistët…

2016/10/13 at 11:45 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Të rinjtë në politikë/ Fasadë apo modele të gabuara? Flasin aktivistët…

Nga Alteo HYSI-


“Në demokraci, vazhdimësia e vlerave politike përmes shkëmbimit të gjeneratave është e nevojshme për të mbajtur në këmbë një sistem politik demokratik”.

A vlen kjo thënie në sitemin politik shqiptar? A ka arritur sistemi ynë politik të prodhojë vlera përmes gjeneratave të reja në politikë?

Apo është mjaftuar thjesht me katapultimin e të rinjve të diplomuar jashtë, që shumë shpejt u ngelet si atribut i vetëm, mosha e re, pa i dhënë asgjë të re sistemit?

Është faji i sistemit në vetvete apo mungesë kurajoje?

Për Shpati Kolgega, aktivist i FRESSH, organizmat rinorë kanë shërbyer si shtojcë e partive, duke përjashtuar formimin e një identiteti politik për rininë shqiptare që duhet të vijë përmes organizimit të mirëfilltë politik.

Kolgega guxon të marrë si shembull të modelit të gabuar, forumin që aspiron ta drejtojë, FRESSH, teksa thotë se   “e verteta është që ne nuk jemi pyetur në këto 3 vjet qeverisje për vendimet që ka marrë PS dhe lidershipi i saj”.

Kjo sipas tij, sepse FRESSH nuk ka qënë në lartësinë e duhur organizative dhe politike.

Dejana Kallogjeroviç nga LRI gjykon se forumet rinore duhet të kenë më shumë pavarësi referuar strukturave të partisë, vendimarrjes, organizimit apo financave. Ajo shton se forumet e tjera nuk kanë pavarësi nga partia ndërkohë që LRI ka buxhetin e saj dhe përfaqësuesit e saj në çdo vendimarrje, kombëtare dhe lokale.

Anëtarja më e re e Këshillit Bashkiak Tiranë, përmend propozimin e LRI për një program të praktikave të punës së të rinjve dhe shndërrimin e tij në program kombëtar, si treguesin se ky forum rinor luan një rol të rëndësishëm në skenën politike.

Për Ergys Ivziku nga FRPD, rritja e numrit të të rinjve që angazhohen në politikë nuk është me doemos rritje e të rinjve të përfshirë në vendimarrje, çfarë për rrjedhojë tregon se rinia mbetet ende e papërfaqësuar plotësisht.

Ivziku vlerëson debatet e brendshme si mënyrë për zhvillimin e forumeve rinore politike.

***

1-Organizatat rinore ku jeni përfshirë, i shihni si platforma alternative përballë partisë apo aneks i saj?

SHPAT KOLGEGA: FRESSH, ndryshe nga gjithë forumet e tjera rinore, në gjithë historinë e vet ka qënë alternativë brenda partisë. Ideja e themelimit të forumit tonë ka qënë pikërisht të qenit një alternativë dhe të tille kemi qëne. Jemi i vetmi forum në Shqipëri që kemi prodhuar politikanë të nivelit të lartë, deri kryeministra. Vetëm duke ekzistuar si alternativë mund të jemi faktorë në politikë, përndryshe ngelemi thjesht tundës të luleve të letrës.

DEJANA KALLOGJEROVIÇ (LRI): Jo aneks por alternativë konkuruese. Konkuron me individë dhe potencial brenda partisë. Është fakt që dy drejtues të LRI janë nënkryetar të LSI. Kemi deputet në parlament. 80 të rinj jo vetëm drejtues lokalë të parties, po dhe ne zgjedhjet në Këshillat Bashkiakë lokalë të partisë. Po ashtu LRI është krijuar disa muaj përpara  LSI. Ne jemi alternativë konkuruese, pasi siç tha dhe kryetari Meta: Në parlamentin e ardhshem, LRI do të ketë grupin e saj parlamentar brenda grupit të LSI.

ERGYS IVZIKU (FRPD): FRPD është organizata partnere më e fuqishme e partisë. Ne përfaqsojmë një zë te fuqishëm në hartimin e politikave që kanë fokus rinor.Struktura e fuqishme e organizatës sonë tregon qartë faktin se ne jemi ne zhvillim të vazhdueshem me partinë, duke krijuar alternativa për zhvillimin e forcës politike që ne përfaqsojmë.

2-      Si e konceptoni ju rolin e të rinjve në vendimarrje, sa dhe si e keni ndjerë ju peshën e kontributit personal në vendimet që merr lideri juaj?

Shpat KOLGEGA: E vërteta është që ne nuk jemi pyetur në këto 3 vjet qeverisje për vendimet që ka marrë PS dhe lidershipi i saj. Dhe per mendimin tim kjo ka ardhur si pasojë e dobesimit të FRESSH këto 3 vitet e fundit, në nivel strukturor, politik dhe organizativ. Nuk kemi qënë në lartësinë e duhur për të qënë pjesë e tavolinave ku merren vendimet. Përshembull: forumi ynë nuk ka patur asnjë rol, qoftë dhe të japë mendim në Reformën për Arsimin e Lartë apo Programet e Punësimit. Ne mund të arrijmë të bëhemi pjesë e vendimarrjes vetëm duke qenë më shumë në numër, më cilësorë, dhe të dimë çfarë të kërkojmë.

DEJANA KALLOGJEROVIÇ:   Ilir Meta, të gjitha vendimet i ka marrë duke pyetur strukturat drejtuese të LSI, qoftë kryesinë  e saj, qoftë KDK. Të gjithë këto kanë qënë vendime për të ardhmen e Shqipërisë dhe LSI-së, vendimë që janë marrë nga organet më të larta të partisë. Po, unë pyetem ashtu si dhe të gjithë të rinjtë e LRI që përfaqësohen në nivelin 30% në këto struktura. LSI dhe LRI zhvillon zgjedhje te rregullta të përcaktuara sipas statutit për drejtimin e forumit.

Ergys IVZIKU: Roli i të rinjve në vendimarrje vlerësohet vetëm kur ai bëhet pjesë e saj. Zhvillimi i demokracisë së brendshme të FRPD ka sjellë edhe rritjen e rolit të të rinjve në vendimarrje, kjo tregohet qartë si me zgjedhjet e brendshme dhe me kuotat që ka vendosur kryetari i partisë për sa i përket nivelit të përfaqësimit të të rinjve në listat e kandidatëve për deputet prej 35%.Unë personalisht që nga fillimi i angazhimit tim ne 2009 kam pasur një rritje të nivelit të përfaqësimit që ka sjellë dhe rritjen e kontributit tim ne vendimarrje.

3-       Mendoni se rinia shqiptare është plotësisht e përfaqësuar në politikë? Sa flisni, diskutoni, loboni ju brenda organizatave tuaja dhe partisë suaj për problemet dhe kauzat e rinisë shqiptare?

Shpat KOLGEGA: Rinia shqiptare përfaqësohet shumë keq në politikë. Deri më tani i kemi dhënë modelin e gabuar të një të riu në politikë. I kemi dhënë modelin e të rinjve të katapultuar, emëruar, dhe që kanë marrë përgjegjësi në politikë për shkak të njohjeve të babit apo të mamit. Duke dhënë këtë model të gabuar, sot të gjithë të rinjtë shqiptarë janë të zhgënjyer, dhe nuk kanë shpresë se ndonjë ditë mund të jenë aty “lart”. Ne duhet ti japim të gjithë të rinjve shqiptarë, në çdo cep të Shqipërisë, modelin e një të riu i cili me punë, sakrificë dhe meritë, një ditë arrin të jetë një përfaqësues i lartë politik. Me anë të garës që po zhvillohet në FRESSH unë dua t’i jap pikërisht jëtë këtij modeli, për të gjithë të rinjtë.

Dejana KALLOGJEROVIÇ:  Ende jo, prandaj dhe ne punojmë çdo ditë që të shtojmë përfaqësimin e të rinjve në të gjitha nivelet. Megjithatë aktualisht perveç përfaqësimit në parlament, kemi 80 të zgjedhur lokal.

Praktikat e punës ishte një propozim nga të rinjtë, si një problem i tyre për të hyrë në tregun e punës dhe sot është kthyer në një program kombëtar, dhe kjo falë insistimit që të rinjtë kanë pasur brenda LSI por edhe përfaqsuesit tanë në nivel lokal dhe qendror.

Ergys IVZIKU: Aktualisht rinia shqiptare nuk është e përfaqësuar plotësisht në politikë. Me të vërtet që numri i të rinjve që angazhohen në politikë është duke u rritur çdo ditë por përfaqësimi në vendimarrje është akoma në nivel të ulët në krahasim me kapacitetet dhe numrin e të rinjve. FRPD është një hapësirë ku rrahen mendime dhe krijohen mundësira për të lobuar mbi kauza që janë shqetësim për ne.

4-      A ka diçka që nuk shkon me mënyrën se si funksionon strukturimi dhe organizimi i forumeve rinore në Shqipëri? Sa të gatshëm jeni ju që t’ia komunikoi këtë problem drejtuesve të partisë suaj?

SHPAT KOLGEGA: Ka dy simptoma në mënyrën e organizimit të forumeve rinore në Shqipëri, ose janë shtojca të partisë me të rinj që vetëm mbushin salla ose janë kthyer në OJF që bëjnë vetëm aktivitete kulturore, sociale etj. Ne jemi një forum politik, dhe duhet të kemi një organizim të mirëfilltë poltik. Duhet të lobjmë për kauza politike, ligje, problematikat e të rinjve. Ne nuk jemi këtu t’I bëjmë fresk kujtdo që kërkon thjesht të na përdorë. Duhet të kemi një identitet politik dhe të përfaqësojmë ata të rinj që na mbështesin.

DEJANA KALLOGJEROVIÇ:  Strukturat e LRI janë vazhdimisht aktive dhe këtë e dëshmon dhe aktiviteti i zgjeruar politik që ne kemi mbi çështje dhe kauza të ndryshme, duke filluar që nga ato të sistemit arsimor, të punësimit të të rinjve, të përfaqësimit të tyre në jeten sociale, etj. Komunikimi ynë është i vazhdueshëm me drejtuesit e LSI për të përmirësuar çdo ditë funksionin e LRI. Për më tepër është fakt që LRI është forumi me i organizuar në Shqipëri.

ERGYS IVZIKU: FRPD ka pak kohë që ka mbyllur një proces model për funksionimin e forumit, ku nëpërmjet parimit një anëtar një votë ka zgjedh gjitha strukturat e saj që nga drejtuesi më i lartë deri tek strukturat më të ulta,kjo besoj është një mënyrë shumë efikase për t’i dhënë të drejtën çdo anëtari të organizatës sonë për të zgjedhur dhe per t’u zgjedhur. Unë përsonalisht kam qënë inicjator në shumë raste që t’ia transmetoj problemet që kam evidentuar drejtuesit tim. Diskutimet e brendshme sjellin zhvillim dhe ky përparim është ai që na udhëheq.

5-      A mendoni se terreni politik iu jep mundësinë si aktivistë të thyeni status-quo të tipit “rinia përdoret për fasada” ?

SHPAT KOLGEGA: Terreni politik në Shqipëri është shumë i vështirë, pothuajse i mbyllur për njerëz që duan të thyejnë status-quo. Politikanët e partive tona, drejtuesit e lartë do dëshironin që ne të qëndronim “urtë”, të mos flasim aty kur merret një vendim i gabuar, dhe sot ka shumë të rinj që arrijnë majat në politikë vetëm nëpërjet servilosjes kundrejt shefit. As nuk e konsiderojnë faktin që edhe mund të thonë mendimin e tyre. Ky terren politik promovon  servilët, të paaftët, njerëzit pa vlera dhe parime.

DEJANA KALLOGJEROVIÇ: Në gjykimin tim forumet rinore duhet të kenë më shumë pavarësi referuar strukturave të partisë, pavarësi në vendimmarrje por edhe në organizim, dhe në të njejtën kohë, pavarësi financiare sepse në këtë mënyrë mund të ketë edhe aktivitetet e saj. Në këtë aspekt gjykoj që ne si LRI kemi bërë goxha përpara, duke marrë parasysh që brenda buxhetit të LSI kemi një buxhet të miratuar për aktivitetin tone, ku çdo gjë është transparente dhe kjo na ka bërë që të jemi një hap përpara. Strukturat e LRI janë të organizuara në të gjithë Shqipërinë, që nga qytetet kryesore deri tek fshatrat më të thella.

ERGYS IVZIKU: “Lufta” mes të rinjve dhe atyre që kanë më shumë eksperiencë do të ekzistojë gjithnjë sepse e tillë është natyra njerëzore. Por ama është lideri ai që përcakton hapsirën që do t’i japë të rinjve. Unë besoj se lideri jonë është duke na dhënë një hapësirë të konsiderueshme për tu  përfaqsuar në nivel qëndror dhe vendor.

6-       Çfarë mesazhi përcjell te ju thënia e Hrushovit se “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë” ?

SHPAT KOLGEGA: Kjo thënie më kujton politikanët shqiptarë këto 25 vjet, gënjeshtrat, premtimet, vjedhjet që kanë bërë ndaj popullit shqiptarë. Normalisht nuk jemi rasti i vetëm në botë, por ajo që ka ndodhur këtu mendoj se është e paprecedentë, për nga sasia, dhe mënyra e shpërdorimit të pushtetit. Po të shohësh mënyrën sesi është zhvilluar Shqipëria, dhe mënyrën sesi jeton popullsia shqiptare duke e krahasuar atë me vendet e rajonit apo në Europë, kuptoj se këtu jemi drejtuar nga njerëz që nuk e kanë dashur ndonjëherë këtë vend.

DEJANA KALLOGJEROVIÇ: Unë përgjigjem me shprehjen e Ilir Metës: Po-ja është PO, Jo-ja është JO!

ERGYS IVZIKU: Mesazhi është i qartë: që modeli i të rinjve politikanë fillon nga e kundërta e kësaj shprehje. Që do të thotë sa më pak premtime e sa më shumë vepra.

Opinion.al

Etiketa: aktivistedejana kallogjeroviçergys ivzikuFRESSHfrpdLRIshpat kolgegate rinjte ne politikevendimarrja


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Ekskluzive/ Detaje tronditëse: Izabela, vajza e dytë e familjes që vdes në aksident

Ekskluzive/ Detaje tronditëse: Izabela, vajza e dytë e familjes që vdes në aksident

Foto lajm/ Armina dhe Shkëlzeni shkëmbejnë “përkëdhelje” me humor në Facebook

Foto lajm/ Armina dhe Shkëlzeni shkëmbejnë “përkëdhelje” me humor në Facebook

Ben Blushi: Për tre vite, premtimet që kemi bërë, nuk janë mbajtur 

Blushi largohet nga grupi i PS.
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com