Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të punosh në qiell

2016/06/28 at 7:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Të punosh në qiell

Ishte hera e dytë brenda pak minutave që dy djemtë adoleshentë e thërrisnin. Ndërsa në anën tjetër paralel me ta, një foshnjë nuk pushonte së qari dhe nëna nuk po mund ta qetësonte. Si të mos mjaftonin këto, një mesoburrë duhet të pinte ilaçet që i kishte në çantën mbi kokat e pasagjerëve.


Kushdo tjetër, në vendin e saj, do ishte revoltuar. Ndërsa ajo, ndaj së cilës drejtoheshin gjithë kërkesat, vazhdonte të buzëqeshte njëlloj. Dhe jo vetëm sepse në mes të qiellit nuk ke nga të shkosh. Por kjo është puna e një stjuardese. Për situata të ngjashme, madje shumë më të sikletshme, e përgatisin veten para çdo fluturimi. Nuk është e thjeshtë. Por sigurisht që ka edhe një pasion të fortë që i shtyn këto vajza drejt profesionit që gjithmonë do shihet pak si ekzotik dhe jo prej njerëzish të zakonshëm.

“Stjuardesa nuk është vajza e buzëqeshur që jemi mësuar të shohim, roli i saj kyç është mbajtja e sigurisë”- thotë Teuta Gjonaj, një nga 25 stjuardesat e kompanisë ajrore shqiptare.

Pas buzëqeshjes së një vajzë e cila ka dëshirë dhe synim të punësohet në këtë profesion ka edhe shumë kritere të tjera të domosdoshme, që duhet t’i plotësojë para se të veshë uniformën.

Gjatësia mbi 1.65, zotërimi i rrjedhshëm i gjuhës angleze dhe italiane si dhe aftësia për të notuar më shumë se 50 m, janë kualifikimet bazë që ka vendosur kompania e vetme ajrore që operon në Shqipëri, për të rekrutuar një stjuardesë. Por, edhe nëse i plotëson këto kritere, kujdes! Shanset ulen ndjeshëm nëse ke kaluar të 30-at, dhe shifrat tregojnë që pjesa më e madhe e vajzave që aplikojnë janë rreth moshës 21 vjeç.

Për sa i përket shkollimit, duke qenë se në Shqipëri mungon kultura e aviacionit, nuk ka asnjë shkollë të mirëfilltë për t’u bërë stjuardesë. Sipas menaxheres së ekuipazheve të kabinës, e vetmja mundësi për të studiuar dhe trajnuar janë kompanitë ajrore. Kështu shpjegohet edhe fakti që aplikueseve u kërkohet vetëm zotërimi i diplomës së arsimit të mesëm.

Por si mund të aplikojë një e interesuar në këtë kompani? Duhet të jetë e vëmendshme për njoftime që bëhen online, ose në faqet e shtypit të shkruar. Fillimisht dërgohet CV-ja e cila reflekton përmbushjen e kërkesave nga aplikuesja. Të gjtha CV-të vlerësohen dhe kalohet në fazën e intervistave, gjatë të cilave janë prezentë përfaqësues të kompanisë.

Trajnimi teorik është intensiv dhe zgjat një muaj. Sipas standardeve evropiane përcaktohen edhe orët përkatëse brenda të cilave trajtohen tema të caktuara. Në vazhdim të përzgjedhurit fillojnë kursin e trajnimit, i cili realizohet në ambientet e aprovuara të kompanisë përkatëse dhe përfshin studimin dhe përvetësimin e një manuali në gjuhën angleze, sipas standardeve të rregullatorëve evropianë. Në këtë manual përfshihen procedurat e kompanisë, ato specifike të çdo fluturimi që kryen një stjuardesë, si dhe procedurat në raste emergjence.

Pas përfundimit me sukses të pjesës teorike, që finalizohet me provim, kalohet në pjesën praktike ose në simulator, e cila realizohet brenda 4 ditëve në Itali, për shkak se në Shqipëri nuk mundësohen kushtet e duhura. Pjesa praktike përmban simulimin e çdo rasti potencial emergjent, siç është rënia e avionit në ujë, apo problemet shëndetësore të një pasagjeri. Kjo fazë gjithashtu duhet të kalohet me sukses nga ana e kandidatëve.

Më në fund, vjen momenti për të filluar fluturimet. Sigurisht, për t’u certefikuar si pjesë e ekuipazhit duhet të zhvillosh një fluturim familjarizues në prani të instruktorëve.

“Fluturimi i parë që kam bërë ka qenë Tiranë-Londër-Tiranë. Ka qenë një emocion i veçantë. Pasagjerët më shihnin si shpëtimtare dhe çdo gjë që më parë, më dukej e panjohur, në atë moment, në avion, ishte shumë e njohur për mua. Lartësia më pëlqente”, e përshkruan ish-stjuardesa Sara Brojka, përvojën e saj të parë të fluturimit.

Ky profesion është si një shkollë që nuk mbaron kurrë, sepse për të mbajtur në nivel standardet e kompanisë, para çdo fluturimi, ekuipazhi i kabinës bashkë me pilotët, bëjnë parapërgatitjet përkatëse. Stjuardesat kontrollohen përsa i përket paraqitjes, dokumentacionit, por edhe njohurive teorike, të cilat testohen me anë të tri pyetjeve.

Sigurisht që ky profesion, si gjithë të tjerët, ka dhe anët e vështira. Pjesa më e vështirë ka të bëjë me sjelljen e pasagjerëve, edhe pse duke e krahasuar me vitet e mëparshme është vënë re një ndryshim pozitiv. “Edukata e pasagjerëve ka ndryshuar nga vitet e mëparshme. Tregohet më shumë respekt ndaj ekuipazhit dhe rregullave që duhet t’ju përmbahen të dyja palët”, tregon menaxherja e ekuipazheve të kabinës.

Çrregullsia e orareve është një tjetër vështirësi me të cilën duhet të përballen stjuardesat. “Është një punë me peripecitë e saj, me orare të ndryshme ose të paqëndrueshme, por kjo është ajo që e bën profesionin dinamik dhe shmang monotoninë’, tregon Teuta Gjonaj. Fluturimet vajtje-ardhje janë rasti më i mirë, pasi ka edhe fluturime në të cilat stjuardesat detyrohen të qëndrojnë jashtë Shqipërisë nga një deri në tri ditë, në varësi të skedulimeve sezonale. Dhe kjo mund të shkaktojë probleme edhe për angazhimet familjare. Nga vajzat shqiptare që aktualisht punojnë si stjuardesa, një është nënë, katër të fejuara dhe një pjesë e mirë vazhdojnë studimet e larta. Gjithsesi, menaxherja e ekuipazheve të fluturimit, këmbëngul që profesioni i stjuardesës nuk të pengon për të ndjekur studimet apo për të krijuar familje.

Pjesa e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, ka të bëjë me pagesën. Sa paguhet një stjuardesë? “Pagat janë të kënaqshme, por sigurisht varen nga eksperienca dhe pozicioni brenda në kompani”- thotë Sara Brojka. Një lajm i mirë është që stjuardesat përveç pagës bazë, marrin edhe një dietë respektive për çdo fluturim, por që ndryshon në kompani të ndryshme.

Një gjë është e sigurt, në këtë profesion asnjë ditë nuk përfshihet nga monotonia. Një pjesë e mirë e stjuardesave me eksperiencë e kanë të vështirë t’i largohen aviacionit dhe këtë e vërtetojnë rastet e atyre që kanë vazhduar punën deri në moshën 50-vjeçare.

Ndoshta nuk mund të heqin lehtë dorë nga vështrimet që i shohin si shpëtimtare, ose i tërheq kombinimi i rrezikut dhe kënaqësisë që vetëm ca profesione ta japin dhe vetëm ca njerëz janë të aftë ta përballojnë. Me siguri, stjuardesat janë pjesë e tyre.

Kualifikime

  • Mosha 21-30 vjeç (preferohet)
  • Gjatësia mbi 1.65m, në proporcion me trupin
  • Arsimi minimal, diplomë e shkollës së mesme
  • Të zotërojë rrjedhshëm në shkrim e lexim gjuhët angleze dhe italiane
  • Zotërimi i një gjuhe të tretë përben avantazh
  • Eksperienca në shërbim ndaj klientit përben avantazh
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Të ketë pasaportë të vlefshme
  • Të mos ketë shenja të dukshme si tatuazhe/piercing
  • Të jetë e aftë të notojë më shumë se 50 m.

Botuar fillimisht te Gazeta Shqiptare

 



Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
Islanda, çudia e rrallë në futboll; ja nga sa trajnerë drejtohet

Islanda, çudia e rrallë në futboll; ja nga sa trajnerë drejtohet

Shifra/ Bolonja i ofron Ajetit rrogë të ngjashme sa Hysaj te Napoli

Shifra/ Bolonja i ofron Ajetit rrogë të ngjashme sa Hysaj te Napoli

Enver Hoxha, diktatori që adhuroi Stalinin dhe mohoi Nënë Terezën

Enver Hoxha, diktatori që adhuroi Stalinin dhe mohoi Nënë Terezën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com