Celuliti ka lidhje edhe me estrogjenin, hormon i cili ka ndikim të rëndësishëm në enët e gjakut dhe qarkullimin e tij. Kafja ka veti të fuqishme antioksidantë, prandaj një skrap me kafe do të ishte shumë efektiv për të trajtuar celulitin në shtëpi.
Merrni gjysmë filxhani me kafe, gjysmë filxhani kripë deti (pak të trashë) dhe gjysmë filxhani vaj kokosi ose ulliri. Si fillim, lani kofshët dhe vithet me ujë të vakët për disa minuta, në këtë mënyrë do t’ju hapen poret. Përzieni të gjithë përbërësit sëbashku dhe aplikojini në zonën problematike. Merrni një furçë dhe fërkojini vithet dhe kofshët në lëvizje rrethore. Ideale do të ishte sikur dikush tjetër t’ju bënte masazh në lëvizje rrethore. Pasi të keni aplikuar skrabin, shpërlahuni me ujë të vakët.
Aplikoni pak vaj kokosi në zonën që masazhuat. Përsëriteni këtë proçedurë 2¬3 herë në javë.