Nga Dritan Laci
Në përgjithësi njerëzit që pushtojnë malet, nuk është e thënë të jenë aq rock sa stilimi gati mizor që paraqet gjithësecili prej tyre.
Ata mund të jenë të pushtetshëm, të papushtetshëm, por nga këtu lart, çdo fuqi e tyre zhbëhet si pluhuri para madhështisë dhe pushtetit suprem që të dikton mali biblik i Araratit, në këtë fillim gushti.
Aq sa edhe telashet dhe gërr-mërr-et e botës poshtë këmbëve të tij, duken aq të pa vlera përballë mantelit të tij të veshur me gurë të zinj vullkanikë, gati ciklopikë, sa çdo gjë zhduket si me magji para tij.
Shpesh pyes veten përse një njeri duhet të marrë rrugën nga anë e anës, dhe të vijë deri këtu, në atë që dikur quhej fundi i dynjasë së Perandorisë Otomane, dhe të marrë përsipër të pushtojë një qënie në habitatin e saj.
Nuk e di nëse pjesa e tjetër e grupit të përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe atyre të trojeve amtare, plot 14 syresh të tillë, të pasionuar pas hiking, e kanë edhe ata një pyetje të tillë brenda vetes.
Në fakt nuk ka një përgjigje të saktë.
E vetmja përgjigje që merr kuptim besoj është thirrja e çdo mali që ti shkel, për ta rrokur atë në çdo grahmë të hapave dhe frymëmarrjes tënde.
Kështu duhet të jetë edhe me Ararat. Mali i lartë 5135 m. Me një shtrirje prej 38 km katrorë. Që si asnjë mal i ngjashëm në botë, kufizon katër shtete. Turqinë në njërën anë, Armeninë nga krahu tjetër. Azerbajxhanin nëpërmjet rajonit të Nakhçivan dhe Iranin në brinjë të tij, apo të Araratit të vogël.
Duhet ta themi që në krye të herës që për mua dhe disa prej anëtarëve të tjerë të ekspeditës shqiptare, Ararati është eksperienca e parë në kategorinë 5000-6000 m në ngjitjen e maleve.
Arsyeja përse kemi zgjedhur ta kryejmë këtëngjitje në pikun e gushtit, kur pjesa tjetër e njerëzisë, kanë zgjedhur detin, lidhet me faktin se kjo është stina më e mirë për ta kryer këtë ngjitje.
Madje sipas guidës sonë dhe asaj vendase, ky është fundi i sezonit të ngjitjes. I cili fillon kryesisht në muajin qershor dhe zgjat për afro tri muaj. Në muajin shtator Ararati fillon dhe egërsohet dhe ngjitja aty mund të kryhet vetëm nga ata që kanë një çmenduri mbi atë normalen që ka një i çmendur i zakonshëm pas maleve.
Edhe pse Ararat, nuk është një mal i bukur, me peizazhe që pasojnë njëri-tjetrin dhe të lënë gojëhapur nga çapi në çap, dhe për këtë bie dakord edhe me disa prej anëtarëve të ekspeditës, ai meriton të respektohet.
Mjafton ta shikosh herët në mëngjes kapuçin e tij të rënduar nga dëbora e përjetshme, nga ballkoni i hotelit ku jemi akomoduar në Dogubayzit, dhe do të ndjesh se sa tundues por edhe sfidues duhet të jetë kapja e majës së tij.
Malit biblik të Arkës së Noe-s, i përmendur edhe në rrëfimet e dhjatës së vjetër, që këtu në këtë pjesë të Turqisë i thonë Nuhi. Për ata që pyesin përse ngjitjen e bëjmë nga kjo anë e Turqisë dhe jo Armenisë, shpjegimi ka të bëjë thjesht me anën financiare. Pasi në krahun tjetër të malit, armenët, kërkojnë shumë më shumë para për ekspedita të tilla, se sa vendalinjtë kurdë.
Ata, që do të jenë guida jonë vendase për katër ditë, në ngjitjen e majës së malit Ararat, që shënon edhe përmbylljen me sukses të arritjes së qëllimit. Duhet ta them që në fillim që në një mënyrë ose tjetrën, Ararat, është sfida e radhës për gjithsecilin prej nesh. Grupi përbëhet nga bjeshkatarë me përvojë.
Disa kanë mundur të ngjisin edhe maja më të larta se kjo. Si Kilimanxharo, apo edhe maja në Everest, në lartësi diçka të përafrueshme me atë të Ararat. Por shpesh sfida, nuk janë numrat e metrave të majave që duhet të ngjisësh.
Por vetë mali i radhës që ke përballë. Ku thuhet se asnjë mal nuk është i ngjashëm me të tjerët. Ndaj Ararat është sfidë personale për tu kaluar për gjithsecilin prej nesh. Diçka edhe më shumë për mua.
Që këtë herë duhet të thyej, rekordin e rekordeve personale të ngjitjeve malore. Nga kategoria 2 000-3000 m, tashmë direkt në malin që renditet i 42-të në botë, në kategorinë 5000-6000 m.
Dita e parë
Dita e parë e ngjitjes fillon me zgjimin në hotel dhe mëngjesin në tarracën e tij. Aty nga ku mund të shikosh përtej në sfond edhe Ararat.
Sipas guidës moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm në ditët e ngjitjes. Në majë temperaturat në ditën tonë të mbërritjes aty, thuhet të jenë disa gradë nën zero.
Por të paktën nuk parashikohet të ketë reshje shiu që mund të na e vështirësonin shumë metrat e fundit të ngjitjes.
Dhe kjo duket se do na e favorizojë së tepërmi ngjitjen. Shpesh temperaturat në majë arrijnë edhe 10 gradë nën zero. Në fakt kur e shikon së largu majën me dëborë të Araratit, mendimi i parë që përballon me veten, është a do e ngjis edhe unë deri në fund.
Në fakt nuk ka asgjë për t’u trembur. Këto janë gjithmonë dilemat normale që mbart me vete çdo udhëtar i rreziqeve të tilla.
Zgjimi në hotel ‘Atlihan’ nis menjëherë me konsumimin e mëngjesit dhe përgatitjeve të fundit të nevojshme për të përballur ditët e qëndrimit në Ararat. Kjo është një përgatitje shumë e rëndësishme.
Përgatitja para nisjes, shpesh është edhe më e rëndësishme se edhe vetë sfida me të cilën duhet të përballesh. Pasi në çantën tënde nuk duhet të mungojë asgjë, duke filluar nga termusi me ujë të pijshëm, frutat e thata, kremi i diellit deri te rrobat e posaçme.
Të cilat duhet të jenë disa, të përshtatshme për secilën lartësi që duhet të ngjisim. Në fakt unë ju thashë që ekspedita përbëhet nga 14 pjesëtarë, bashkuar me guidën.
Por duke u menduar, tani që kujtohem, them se ishim 15. Duke përfshirë edhe Diamoxin. Medikamentin tonë më të rëndësishëm të ngjitjeve mbi 4 000 m.
Pa të cilin askush nuk rekomandohet të ngjitet në lartësi të tilla. Kjo pasi rreziku është i lartë të pësosh edemë në tru apo pulmone. Gjë që askush nuk do e dëshironte. Medikament të cilin kemi filluar ta konsumojmë disa ditë përpara nisjes.
Fillimisht me një kokërr në ditë dhe më tej ngjitje pas ngjitje, me dy të tillë në ditë, një në mëngjes dhe një në darkë, pas çdo vakti ushqimi.
Jashtë hotelit ai që na pret është Emrah.
Një djalë i ri, zeshkan, vendas, me flokët e kapur bisht pas koke, me një anglishte për t’u admiruar, disi e rrallë për vendalinjtë e këtushëm.
Të cilët të vetmet gjuhë që flasin janë ajo kurde ose turqishten zyrtaren. Emrah mban veshur një bluzë të Inter, të cilën mesa duket e ka shumë përzemër. Ai duket shumë miqësor me grupin dhe të njëjtën ndjesi merr edhe prej tyre.
Shoferi që do na përcjellë fillimisht në pikën zero, aty nga ku më pas do të nisim ngjitjen në bazën e kampit 3 200 m, në fillim të ngjall panik.
Ai është një burrë i hollë, me trup mesatar, që veshur mban një palë pantofla të mbathura me çorape. Për të cilin mësova që dikur kishte punuar kuzhinier, por që tani bënte taksistin për turistët e Araratit.
Pantofla gjysmë të pluhurosura, të mbathura në atë mënyrë, që parë ashtu, në fillim më krijojnë një farë pasigurie.
Si mundet ky burrë me këto pantofla, të veshura me pantallona terital, t’i japë makinës. Por i gjithë ky panik i natyrshëm fillon dhe davaritet sapo furgoni që ai drejton lë pas hotelin dhe merr rrugët e Dogubayazit, për tiu drejtuar pikës sonë të nisjes drejt Araratit.
Rruga nga hoteli deri në shtegun ku do të nisim ngjitjen tonë deri në bazën e kampit 3200 m, kryesisht është e mirë dhe zgjat afro 40 minuta.
Grupi këtë mëngjes duket në humor të mirë. Dhe humori i mirë në nisje të përvojave të tilla, është gjysma e punës. Në bazën zero, ata që na presin janë karvanët me kuaj. Të cilët do të mbartin me vete deri në kampin 1, të gjitha çantat tona të panevojshme për këtë rrugëtim të parë.
Kuajt këtu janë gjëja më e shtrenjtë që vendasit kanë në këto anë. Jo vetëm për transportin e plaçkave dhe ushqimeve nga njëri kamp në tjetrin në Ararat, por edhe për djemtë të cilët janë në moshë martese.
Të cilët për të fituar një vajzë, duhet të paraqesin si prikë disa kuaj, te shtëpia ku duhet të kërkojnë dorën e bashkëshortes së tyre të ardhshme.
Karvani i kuajve që ngjisin dhe zbresin Araratin kohë pas kohe me tesha dhe lloj lloj rraqesh ngarkuar mbi to, i ngjan herë pas here atyre të pazareve të dikurshëm.
Ndërsa kampet ngjajnë si hane, ku dikur bujtnin shtetgtarët e lodhur nga rruga. Ngjitja për në kampin 3200 m nuk është shumë e lodhshme. Terreni duket i butë dhe i pranueshëm për vizitorët. Një fllad i lehtë mali të përkëdhel gjatë gjithë kohës së ngjitjes.
Por kujdes, pasi ky fllad në Ararat është i gënjeshtërt. Pasi nëse ti mendon se era po të llaston poret e lëkurës dhe po të shkul disi mundimet e ngjitjes, e vërteta është diçka më e hidhur.
Si mal i zhveshur që është, me gurë të mëdhenj vullkanikë të zinj, rrezet e diellit në Ararat të fshehura pas lodrimit të freskut të erës, janë të pabesa. Për këtë arsye është mirë, nëse nuk doni të përfundoni me edema në lëkurë, deri diku edhe të shkallës së përcëllimit të flakëve, të lyeni pjesët e zhveshura të trupit me krem dielli.
Duke filluar nga fytyra, krahët, qafa, por pa harruar edhe llapat e veshëve.
Kjo është e vetmja masë mbrojtëse, që ju ndihmon të keni një hiking të qetë në vazhdim, ndryshe gjithçka në lëkurën tuaj do i përngjiste një shkatërrimi të plotë atomik të ndodhur në lëkurën tuaj.
Pasi kemi ecur rreth dy orë, dhe jemi ende në gjysmë të rrugës për në kampin 3 200 m, ndalesa e parë është në një tendë vendase.
Aty ku mikëpritëse është një gjyshe kurde. Një trup i mpakët, me portretin e rreshkur nga dielli, e mbathur me koloritin shumëngjyrësh të kostumeve tradicionale të zonës, e cila na pret me një ibrik në dorë, të mbushur me çaj të ngrohtë.
Çaji këtu është miku më i mirë. Këtu mund të pish edhe disa kupa me çaj dhe tëmos rëndohesh. Ndërkohë që kafja nuk duket të jetë edhe aq e preferuar. Njerëzit e Araratit duken të dashur. Ashtu siç janë në thelb vetë njerëzit e malit.
Ndoshta copa e fundit e rruzullit ku ka mbetur pak dashuri e pastër njerëzore. Mehmet është 8 vjeç. Në portretin e tij të rrumbullakët, me tipare të theksuara zeshkane, dallon një topuz flokësh të lidhura fort pas kokës.
Duket si një luftëtar kickboksi në këto male të vështira. Atij i pëlqen shumë boksi. Gjë që nuk përpiqet ta fshehë sa herë tokim grushtin tonë me të atij. Ku menjëherë merr qëndrim gati–tu për të grushtuar.
Njerëzit këtu duket që kanë një jetë të ashpër. Si edhe vetë puna që bëjnë në mbështetjen ndaj vizitorëve të huaj të malit, që duket të jetë sflitëse. Por ata nuk ankohen.
Ata thonë që Ararati është e vetmja mundësi që kanë për të mbijetuar në një realitet të tillë. Shumë prej tyre në bisedë e sipër, thonë që asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë qenë në Stamboll. Prandaj për ta fëmijët e shumtë dhe kuajt janë të rëndësishëm, për vazhdimin e jetës dhe sigurimin e ushqimit të përditshëm.
Pasi ndahemi nga tenda e parë gjatë rrugës dhe gjyshja e mirë kurde, shtegtimi ynë vazhdon drejt bazës së kampit 3200 m.
Aty ku do kalojmë edhe mbrëmjen e parë në Ararat. Për fat të mirë ky udhëtim i parë, shkon pa incidente. I vetmi shqetësim këtu është pluhuri që ngre Ararati dhe karvanët me kuaj të cilët duhet t’u lirojmë shtegun sa herë kalojnë pranë nesh.
Por kjo nuk na bezdis. Përkundrazi. Respektimi i karvanëve me kuaj, na jep kohën të rregullojmë frymëmarrjen dhe të rifitojmë disi energjitë. Në orën 16.00, pas plot 6 orësh ecje të parë, përfshirë edhe ndalesat, arrijmë në kampin 3 200 m.
Ku na pret një tjetër guidë vendase, e cila merret posaçërisht me sistemin e çdo pune të nevojshme të këtushme. Kampi duket i rregullt dhe i sistemuar. Në mes duket tenda e madhe ku do të rehatohemi dhe do të ushqehemi në vaktet tona të qëndrimit tonë këtu.
Në krah dallohet një tualet, por vështirë se do ta gjeni ndonjëherë të lirë. Në raste të tilla zgjidhjen mund ta gjeni te mëma natyrë që ju thërret hapur në gjirin e saj.
Mjafton të gjeni një shkëmb të madh vullkanik, të padepërtueshëm nga shikimi njerëzor dhe të meditoni lirshëm nevojat tuaja personale. Hahahahha… qesha shume
Tendat shumëngyrëshe të fjetjes, të shpërndara mbi dhe në anë të tendës së madhe të bardhë të ngrënies, duken si tenda taborësh.
Këtu përveç sleeping bag-ut, një tendë e tillë është gati e panevojshme ta merret me vete nga Tirana. Ai që është strumbullari i gjithë mekanizmit lëvizës të punëve në kamp, është Hakan Shukur. Jo ai futbollisti i famshëm i kombëtares turke, që arriti një kohë të luajë edhe me Interin në Itali.
‘Ben Hakan Shukur’
‘Unë jam Hakan Shukur’
Madje për ta bërë sa më gazmor prezantimin, Hakan i përgjigjet provokimit tim, duke më thënë se Hakan Shukuri i vërtetë është ai vetë.
Dhe jo Hakan Shukuri, futbollisti i famshëm që Erdogani, e ka shpallur në kërkim ndërkombëtarsi gulenist, pas dështimit të puçit ushtarak që u ngrit për rrëzimin e tij, disa vite më parë. Hakan është shumë hokatar. Ai thotë se është 43 vjeç dhe ka katër fëmijë. Midis tyre edhe Mehmetin e vogël që takuam në tendën e parë me t’iu ngjitur luginës.
Por mosha e tij e vërtetë duket shumë më shumë se vitet që thotë se mban në shpinë. Shpesh e kam të vështirë të kuptoj, nëse ky burrë me shtat mesatar, që kryen çdo kohë lëvizje gazmore brenda kampit, është qose apo jo. Qose ne në Shqipëri, ne u themi burrave që nuk u mbin qimja në fytyrë.
Ndërsa mjekra ime ka filluar të thinjet më shpejt se maja me dëborë që duhet të ngjisim, nga mos heqja e briskut në të, ky burrë që merret gjithë kohën me menaxhimin e punëve në kamp, ka një portret gjithmonë të kuruar.
A thua se çdo mbrëmje, pasi na përcjell në gjumin e thellë të tendave, ai fillon një proces të gjatë vetëpastrimi.
Loja e tij e preferuar me bujtësit e kampit, pasi mëson se ata janë nga Kosova dhe Shqipëria, është bakshishi. Ku pas çdo kupe çaji apo biskote, ai kërkon në këmbim euro ose dollarë.
Por bën shaka.Pasi ai nuk pranon asesi të marrë para nga vizitorët e tij, pavarësisht se ndonjë syresh nxjerr ndonjë kartmonedhë nga xhepi për t’ia dhënë.
Madje nuk pranon që të dorovosim edhe djemtë që ka në komandë në kamp dhe që gjithë kohës janë në shërbimin tonë. Për mua ushqimi i preferuar këtu është çorba. Çorba, siç e shqiptojmë edhe ne në Shqipëri.
Vetëm se këtu çorba është më e lehtë se te ne në Shqipëri dhe duket që është e pasur me përbërës të ndryshëm. Arsyeja përse preferoj çorbën vendase është edhe për energjitë që të jep, por edhe për faktin pasi në udhëtime të tilla, sidomos në shtegtime të gjata malore, parapëlqej të mos konsumoj ushqime që kanë yndyrë.
Nata e parë në kamp kalon të mbledhur rreth njëri-tjetrit, përmes batutave, ndërsa grupi nuk duket të jetë mjaftueshëm i lodhur, sa për të vënë një sy gjumë.Ndërkohë që poshtë këmbëve të Araratit, nga lartësia 3 200 m, Dogubayazit ka ndezur dritat dhe duket si një oqean që ndrit nga llamburinat.
Dita e dytë
Dita e dytë në Ararat nis me një zgjim tëshpejtë.
Sot duhet të kalojmë në një tjetër stafetë mali. Në atë 4200 m. Dhe për ta arritur këtë qëllim, duhet të kapim ditën dhe ta ngjisim këtë lartësi pa u vonuar. Pasi të njëjtën distancë duhet ta bëjmë edhe nëkthim.
Qëllimi i ngjitjes sot në bazën e kampit 2, në lartësinë 4200 m është klimatizimi i trupit me mungesën e oksigjenit.
Në atë lartësi, oksigjeni sa vjen dhe rrallohet, dhe ritmi i rrahjes së zemrës sa vjen dhe shpejtohet.Edhe në këtë ditë, në ndihmë na vjen pjesëtari ynë i 15-të i ekspeditës.
Diamoxi.
Të cilin tashmë duhet ta fillojmë ta marrim dy herë në ditë. Diamoxi, thjesht na ndihmon të mos kemi probleme në tru dhe në pulmone. Si dhe lodhje të tepërt si pasojë e mungesës së okigjenit, por asesi nuk rrit oksigjenin në gjak.
Ngjitja për në 4200 m, gjarpëron nëpër zig zage të shpeshta. Rrugës shkëmbehemi me grupe të shumtë aktivitistësh të malit. Disa të cilët tashmë po bëjnë zbritjen pasi kanë kryer ngjitjen e tyre në majën më të lartë të malit Ararat.
Të cilët janë të dallueshëm edhe për shkak të lodhjes që mbartin në fytyrë. Dhe disa të tjerë, që ashtu si ne janë ende nëgjysmë të pelegrinazhit të tyre. Guida jonë kryesore në 4200 m është Halil.
Një djalë vendas i etnisë kurde. Ashtu si në çdo sport ekipor, siç është edhe hiking, gjithsecili pajiset me një strategji individuale të ecjes. Është ashtu si çiklistët në Tour de France apo në Vueltan e Spanjës. Thjesht ne jemi një ekip ‘çiklistësh’ që pikën tonë më të fortë kemi malin. Vetëm se ashtu si në çdo etapë, grupi ka ngjitësit e tij të fortë dhe ata më të dobët.
Dhe këtu gjithësecili duhet të ndjekë një ritëm të caktuar për t’u furnizuar sadopak mushkëritë me oksigjen dhe këmbët me energji të humbur. Unë kam zgjedhur të kem një ritëm konstant me guidën. Duke mos iu shkëputur grupit të parë të maloristëve.
Gjë që më jep mundësi të pushoj disi më shumë, në pauzat që guida kryen në pritje të ngjitësve më të dobët. Halil është skrupuloz në drejtimin e guidës. Ai nuk pëlqen që askush nga rreshti i ngjitësve pas tij të shkëputet dhe të dalë para tij.
Ose të dalë në krah të tij. Edhe pse Ararat duket një mal miqësor, këtu je në habitatin e tij. Dhe çdo lajthitje, sado i sprovuar të jesh me malet, do kushtonte shumë për çdokënd që e mendon ndryshe. Gjatë rrugës krahas grupeve të shumë të ngjitësve të malit, të ardhur këtu nga çdo cep i Evropës, ata që meritojnë respekt janë karvanët me kuaj.
Të cilët si në një eksod biblik, mbartin me vete kampet sa herë bujtësit e malit zhvendosen në secilin prej tyre. Kuaj të ngarkuar me dyshekë, çanta të rënda, ushqime deri edhe bombola gazi për gatim. Dhe një qen besnik që i ndjek nga pas në çdo ngjitje.
Ku e vetmja mushkë fatlume në të gjithë këtë mizëri kuajsh, është ajo në fund të vargut. Ajo ku ndodhet i hipur drejtuesi vendas ikarvanit. Mushkë e cila në vithet e saj përveç ngasjeve tëtë zotit, mbart edhe një magnetofon, që lëshon kohë pas kohe këngë vendase kurde.
Magnetofon-radio, që herë pas here prijësi i këtij karvani, rrotullon dorën për ti ndërruar valët, që përzihen zishëm me thirrjet e tij drejtuar kuajve që shpesh ndalojnë për të pushuar.
Në kampin 4 200 m, i parafundit para se të ngjitemi në majë, mbërrijmë pas 4 orësh udhëtimi. Ndryshe nga kampi 3 200 m, që dukej më fushor, tendat e këtij kampi ngjet sikur të kenë mbirë nga shpërthimi vullkanik. Kjo pasi ato janë vendosur në të vetmet sheshpushime të vogla midis gurëve të zinj.
Interesant është fakti, se këtu në anë të kampit, për herë të parë, shikojmë një vatër gjysmë të fjetur të vullkanit. Nga ku në kraterin e saj dalin ende avuj sulfuri. Hera e fundit kur Ararati shpërtheu thuhet të ketë qenë në vitet 2 500-2 400 Para Erës Sonë, por ndoshta edhe 1450 Pas Krishtit.
Por pse jo edhe dy shekuj më parë. Pasoja e shpërthimit të lashtë vullkanik të Araratit janë të dukshme deri në qytetin më të madh të afërt me Dogubayazitit. Atë të Vanit, që ndodhet rreth 250 km në rrugë tokësore nga ky qytet.
Ku përgjatë gjithë rrugës për në këtë qytet shquan masivë të tërë shkëmbinjsh vullkanikë që nuk i shpëtojnë syrit të vëmendshëm të një vizitori.
Në kampin 4200 m pushimi zgjat vetëm 60 minuta. Pasi teksa kemi kryer klimatizimin duhet të kthehemi sërish në bazën 3200 m. Aty ku do kalojmë edhe mbrëmjen. Zbritje e cila zgjat sigurisht më pak se sa ngjitja.
Por që për mua shpesh zbritja është më pak e sigurtë se sa ngjitja. Dhe për këtë arsye duhet të jeni të pajisur gjithmonë me atlete të përshtatshme për hiking si edhe shkopinj, që ju ndihmojnë të mbani ekuilibrin.
Duhet ta pranoj, që në kuptimin e përgatitjes fizike dhe të pajisjeve të duhura për të kryer me sukses një hiking të një niveli të tillë malor, grupi i shqiptarëve të Kosovës, është shumë më i mirëinformuar se sa grupi tjetër që vjen nga Shqipëria.
Nëse në ngjitje preferoj të meditoj gjatë ecjes, në zbritje është mirë të shkundesh nga mendimet e thella. Edhe pse unë preferoj që zbritjen ta kryej si njëasket, i vetëm. Të shkëputem nga grupi dhe nga bisedat me udhëtarët e tjerë. Por thashë, ky mendim nuk është shpesh i dobishëm. Pasi në zbritje, më së shumti duhet të kujdesesh për terrenin.
Në mungesë të energjive të shpenzuara, duhet të ruash ekuilibrin. Pasi jeni ngjitur në 4 200 m dhe po zbrisni sërish në 3 200 m, nëse e shikoni që nuk jeni mëi kthjellët, mirë është që në zbritje të bëni pushime të shkurtra, deri në rikuperimin sadopak të energjive, për të vënë në balancëekuilibrin fizik dhe atë mendor.
Mbërritja në kampin 3 200 m, bëhet në orët e para të pasdites.
Ku sërish këtu na pret Hakan, si gjithmonëgazmor që na shërben çaj apo kafe sipas rastit, pa harruar lojën e bakshishit me euro dhe dollar. Darka këtu shtrohet në orën 18.00.
Si gjithmonë unë vazhdoj t’i mbetem strikt regjimit, më mirë një lugë çorbë vendase, me shumë kalori, sesa ushqime që mund të ma trazojnë keq stomakun.
Dita e tretë
Sot është dita e tretë e qëndrimit në Ararat.
Me grupin dhe njëri-tjetrin jemi ambientuar shpejt dhe duket sikur kemi një kohë të gjatë qëudhëtojmë së bashku. Sot do ngjisim për herë të fundit, lartësinë 4200 m. Të njëjtin itinerar që kryem për klimatizim edhe ditën e djeshme.
Për grupin duket pak e bezdisshme, ngjitja në tënjëjtën lartësi. Por ja që duhet. Pasi nga kjo lartësi, do sulmojmë majën e Ararat. Ashtu si Akili i Trojës, pika ime më e dobët nëudhëtime të tilla të gjata, është tendina.
Por çuditërisht, ajo që këtë herë po më bën naze, nuk është tendina, por ligamentet e gjurit. Enjtja e tyre tani është e dukshme. Kemi bërë vetëm gjysmën e punës. Dhe nuk mund të dorëzohem kështu. Lutja ime e vetme ndaj gjurit, është të bëjë edhe ca durim dhe ta mbyllim me sukses qëllimin për të cilin mbërritëm deri këtu.
Për fat lutjet e mia nuk shkojnë kot. Mund të jetë edhe fuqia mistike e malit Ararat. Këtë nuk di ta them. Por pasi i bëra një masazh dhe i vendosa njëfashë ortopedike, të cilën nuk e hoqa nga gjuri deri në fund, u duk se gjithçka u normalizua. Duhet ta them se grupi ynë i ekspeditës ishte si një farmaci e hapur ditë-natë.
Ku mund të gjeje medikamente nga më tëndryshmet. Nga ato më praktiket në jetën e përditshme, deri te disa emra medikamentesh që kurrë s’imësova, që shërbenin për lyerje toraksi në rast dhimbjesh për shkak të mungesës së oksigjenit, narkotikë për hundët, magnez, kalium për fuqi etj.
Për fat të mirë, përveç qetësuesve të përdorimit të zakonshëm, në këtë udhëtim nuk m’u desh tëmerrja medikamente të tjera.
Mbërritja në kampin 4200 edhe këtë herë shkoi pa eksese të dukshme. Darka si zakonisht u shtrua në orën 18.00. Ku këtë herë kishim krahë pule të tiganisura meerëza. Dhe pene me salcë. Shumë të shijshme. Ose ne na kishte marrë shumë kaq shumë uria dhe këtë herë na u dukën shumë më të shijshme se ato që na ishin servirur në restorantet e qendrave urbane nga ku vinim.
Për fat të mirë temperatura në kamp, ështëoptimale. Edhe pse me perëndimin e diellit, qëndrimi me mëngë të shkurtra në këtë lartësi bëhet i pamundur. Them për fat të mirë, pasi edhe moti në majën e Ararat, ku do të ngjitemi në agun e ditës sënesërme, është i pranueshëm.
Ndryshe nga parashikimi se temperaturat lart mund të ishin edhe -10 gradë. Kjo është nata jonë e fundit në Ararat.
Duhet të biem të shtrihemi herët në tenda, pasi nisja drejt kulmit me dëborë të malit, duhet bërëgjatë orëve të natës, në kalimin midis dy ditëve.
Arsyeja përse ngjitja duhet bërë gjatë natës, është se në mengjes Ararati me shumë gjasa mund të pushtohet nga mjegulla.
Dhe ngjitja aty më pas do të ishte e pamundur. Për këtë arsye unë preferoj të jem i çlodhur, dhepa hezitim shkoj të shtrihem i pari. Për të qenë gati gjatë dhënies së kushtrimit për nisje, vendos të shtrihem me të gjithë rrobat qëdo kryej ngjitjen.
Kjo edhe për faktin se në tendë nuk ka dritë dhe në errësirë do ta kisha të vështirë tëorientohesha të gjeja të gjitha rrobat dhe pajisjet që më duhen për në majë.
Por edhe për një shkak tjetër, pasi me rënien e natës, temperaturat në tendë nisin dhe bien, nëminus. Pavarësisht se sleeping bag–u që kam marrënga Tirana, është për temperaturë deri në -7 gradë celcius. Por edhe pse përpiqem të fle, gjumi nuk më zë. Në fakt jam në një gjendje Rem prej 48 orësh.
Truri im nuk fle. Mbaj vetëm qepallat mbyllur, por në asnjëmoment nuk kaloj në kllapinë e gjumit. E çuditshme. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë, një fazëkaq e gjatë pagjumësie.
Dhe mbi të gjitha të zgjohesha dhe të mos i kisha sytë e mbufatur nga mungesa e gjumit. Ka ardhur momenti final. Është ora 00.00 me atë turke, apo 23.00 me atëshqiptare. Po bëjmë përgatitjet e fundit. Nuk kam ngjitur kurrë një mal gjatë natës. Nuk ndjej pasiguri.
Thjesht një nevojë për ta pushtuar sa më shpejt atë majë. Ndryshe nga pjesa tjetër e hiking, të cilën e bëra me atlete, këtu, edhe ca i kushtëzuar, vendosa tëpërdor këpucët e dëborës. Ato janë të rënda dhe në terren të thatë mëpeshojnë… një dreq e di, por jam i detyruar t’i mbath.
Nisja nis e qetë. Mua më duhet të orientohem me llampën e udhëtarit që kam përpara meje. Pasi unë nuk e kam një tillë. Shpesh bëhem nervoz, kur humbas udhëtarin me llampë që kam përpara dhe për pasojë edhe farin tim të ndriçimit të udhës.
Guida e kupton shpejt nervozizmin tim. Dhe për këtë arsye vendos të më pajisë edhe mua me një llampë ndriçuese. Në atë errësirë, me ato llampa në kokë, dukemi si një grup minatorësh, që ecën në një galeri nëkërkim të mineralit të çmuar.
Ndërsa unë e di që ne nuk jemi minatorë. Përveçse disa të pasionuar pas malit në kërkim të dritës që do të na çojë në majën e Araratit.
Ajo që ndjej është se sa më shumë ngjitem, aq më shumë më rrallohet frymëmarrja. Tani me llampën në kokë ndihem më i sigurtë. Herë–herë kthej kokën nga vajzat e grupit dhe ipyes për lartësinë ku jemi. Ky numri i metrave që ngjisim më është bërëedhe mua sëmundje gjatë qëndrimit në kamp. Mesa duket duhet të jetë një zakon mali.
Shpesh metrat më duken si matja e audiencës sëFevziut në emisionin ‘Opinion’. Që pavarësisht se kemi ngjitur goxha të tillë, sërish nuk jemi të kënaqur. Për orën nuk pyes, sepse në të kundërt nga metrat, njësia matëse e kohës që kemi kryer mëdemoralizon, në raport me atë që duhet të ngjis akoma.
Në 4 700 m grupi ka filluar të ndjejë problemet e para fizike. Ngërçet emocionale, të përziera me ato fizike, por edhe mungesa e oksigjenit, janë tëpranishëm te disa prej tyre. Disa janë gati edhe të dorëzohen.
Në fund të rreshtit prej 14 dasmorësh që ngjisin çap pas çapi shtegun e pafundëm drejt nuses sëveshur me vellon e bardhë në majë të Araratit,qëndron si gjithmonë Hakan.
Ai duket si një ketër në këto gërxhe dhe është ikudondodhur te pjesëtarët e grupit që kanëprobleme. Ai nuk do që ata të dorëzohen dhe të kthehen nëkamp. Për këtë bën çmos që t’u japë kurajo. Ndërsa grupi ka ndalur për të marrë frymë, unëgjej kohën të dremis mbi shkopinjtë e mi tëkryqëzuar.
I bëj kryq shkopinjtë që koka të puthitet mirë me to dhe të mos më ikë bosh. Në fakt dremitja vjen për shkak të mungesës sëoksigjenit. Por ti nuk duhet ta lesh asesi veten të biesh nëgjumë. Në orën 4.15 me atë turke, apo 3.15 me atëshqiptare, pas plot katër orësh ecje, errësira ka filluar t’i lerë vend dritës së mëngjesit nëArarat. Lart në zenit, maja me dëborë fillon dhe bëhet gjithmonë e më kaptueshme me sy.
Ndërkohë lufta me zërin e brendshëm që të thotëgjithë kohës ‘boll u ngjite’, ‘mjafton me kaq’,‘çfarë të duhet të ngjitesh më lart’, është bërëedhe më e fortë.
Por jo, ti ke vendosur ta mposhtësh këtë zëdisfatues brenda teje. Ke vendosur t’i shkosh deri në fund qëllimit tënd. Ja edhe maja me dëborë. Shtegu i fundëm deri në piramidën më të lartë tëArarat. Këtu nuk bëhet fjalë më për energji. E vetmja gjë që më ka mbetur është fuqia mendore. Ajo që më thotë edhe pak se ia arrite.
Ndërkohë që zëri brenda meje, vazhdon të mëshurdhojë me marrëzirat e tij. Vazhdoj të bëj hapa të vegjël. E di që nuk jam larg. Edhe një shteg i them vetes. Rregulloj frymëmarrjen dhe eci sërish. Gati vetja më kujton personazhin e Dedës, fillërojtësit te filmi ‘Rrugë të bardha’.
A thua të ngelem edhe unë në borë si Deda. Pastaj mbledh veten, dhe i them ‘budalla, ai është film’. Kurse ti je regjisori dhe aktori i filmit tënd me emrin Ararat. Ia arrita. Më në fund jam në majë.
Pas plot 4 orë e 49 min, në orën 5.49 me atëturke dhe 4.49 me atë shqiptare jam i sfilitur, por i lumtur. Jam në majën e malit Ararat, 5137 m. Jam i gjashti në radhë nga grupi që ngjit majën.
Një aureolë rrezesh drite çuditërisht qëndron mbi kokën time në majë. Duket si bekim perëndie. Shumëkush më ka pyetur: a mund ta bëj edhe unë Araratin?
Është e vetmja përgjigje që nuk e kam, për askënd. Ajo që di është që malin duhet ta duash.Guida nuk të pajis me gjendje shpirtërore. Atë duhet ta marrësh me vete, ose ta gjesh te raporti komunikues që ke me malin.
Di që shpesh më shumë se këmbët, të duhet fuqia mendore.Në momente të vështira është ajo që të çon përpara.Diçka rreth tripit kulturor
Dogubayazit
Dogubayazit, ose në gjuhën kurde Bazid, indodhur në Anadollin lindor, është një ngaqytetët e fundëm të asaj që njihet si lindja e largët të Turqisë.
Qyteti që thuhet se është në zemër të Kurdistanit turk, ka një popullsi 90 përqind kurde dhe pjesa tjetër turke
Jeta këtu nuk është e shtrenjtë.
Një dhomë me dy shtretër në një hotel nëDogubayazit, mund ta prenotosh edhe për 20 euro nata. Por kujdes, mos kërkoni luks. Në pamje të parë hoteli 5 katësh ku ne qëndrojmë, i cili ndodhet në krah të rrugës interurbane që lidh Dogubayazitin me qytetin më të madh të afërt Vanin, 250 km prej këtu, duket i një standardi të pranueshëm.
Reklama e tij kryesore, në fasadën hyrëse ështëIbrahim Tatli, një nga këngëtarët më të famshëmtë muzikës pop-folk në Turqi.
I cili prejardhjen e tij e ka nga një familje kurde. Por dhomat në hotel, pavarësisht se janë tëpastërta, nuk kanë kondicioner. Dhe për t’u freskuar disi, preferoj që gjatëqëndrimit netëve aty, të hap dritaren e dhomës. Kryesisht njerëzit në Dogubayazit janë tëdashur dhe kanë një afrimitet të admirueshëm.
Edhe pse këshilla më e mirë, që të japin këtu, është që për shkaqe sigurie, të mos lëvizësh ipashoqëruar. Në mbrëmje pedonalja e Dogubayazit, ipërngjason asaj të një pazari tradicional oriental. Me dyqane veshjesh dhe gjelltore që reklamojnëpa fund turli ushqimesh ndjellëse.
Aq sa një mend nëse do harroje se ndodheshe nënjë qytet anadollian, fare mirë mund të mendoje se je bash mu në qendër të Tiranës.
Në menutë që të çojnë te Pazari i Ri.
Këtu ndryshe nga shprehja jonë ‘e ke bërëmuhabetin çorbë’, fare mirë mund të hash njëçorbë të shijshme për vetëm 3 euro, ose 90 lira turke.
Mirë është që këtu, nëse nuk do të ta mbushin xhepin me lira turke, pasi ti u ke dhënë euro, mëe udhës është që eurot ti thyesh para se tëmbërrish në qytet.
Gjatë një rruge të shkurtër që bëj me të në qytet, Emrah më thotë se në familje ata flasin gjuhën kurde. Ndërsa në të përditshmen atë turke. Kur e ngacmoj për marrëdhëniet e kurdëve me qeverinë, ai më thotë se ato janë të mira. I vetmi shqetësim sipas tij këtu është shëndetësia. Ku atyre u duhet të shkojnë deri në Van apo Erzurum për të kryer vizita të specializuara. Dogubayazit është kryesisht një qytet konservator religjoz. Këtu është gati e pamundur të shikosh në pedonale gjatëmbrëmjes, apo ditës vajza të reja që shëtisin.
Të vetmit që mund të shikosh këtu janë djemtë e rinj të mbledhur në grupe, me një kupë çaj përpara.Ndërkohë që lart mund të dëgjosh zhurmën e gurëve të dominosë që trazohen, në klubet e dedikuara posaçërisht për këtë lojë argëtuese. Dy nga vendet më të vizitueshme këtu për turistët janë Sarajet e Ishak Pashait. Një origjinalitet më vete i shkrirjes së kulturës perse dhe asaj otomane, e ndërtuar në mesin e viteve 1700 mbi Dogubayazit.
Si edhe rrënojat e Arkës së Noes të përmendur edhe në rrëfimet biblike. Dy nga pikat më të vizituara turistike që nuk duhen humbur pa u vizituar në Dogubayazit.
Van, qyteti i gjenocidit armen
Në turin tonë pas ngjitjes së malit Ararat 5137 m, qyteti i dytë më i madh që vizitojmë është, Van. Në të cilën mbërrijmë në mesditë, tri orë pasi kemi lënë pas Dogubayazit.
Ajo që më bën përshtypje përgjatë gjithë rrugës nga Dogubayazit deri në Van janë postoblloqet e policisë. Të cilët ndryshe nga postoblloqet me të cilët jemi ndeshur rëndom, janë përshtatur si kabina hyrëse për automjetet që kalonin në këto anë. Postoblloqe të armatosur, me stiva thasësh dhe tytën e armës drejtuar jashtë.
Ku ushtarët turq, në rast dyshimi kishin të drejtëtë ndalonin automjetin dhe të kërkonin pasaportën për gjithsecilin prej pasagjerëve. Ashtu siç ndodhi edhe me furgonin tonë në njërast të ngjashëm. Një tjetër përshtypje që më bëri gjatë rrugës nga Doguzi për në Van, ishin edhe banesat.
Të gjitha të mbuluara me çati me llamarina, por që mbi to mbanin panele diellore. Por duke iu kthyer Vanit, ndryshe nga Dogubayazit, që relativisht ishte i qetë, ky qytet duket shumë shumë më i madh dhe i zhurshëm. Hoteli ynë ku do kalojmë ditën e qëndrimit nëVan, mban emrin ‘Akdamar’, atë të një ishulli tëfamshëm në mes të liqenit të Vanit, dhe ndodhet në një nga rrugët pranë pazarit që gumëzhin si zgjoje bletësh në këtë orë.
Të mbetesh në trafik në këtë pjesë të qytetit është një gjë mëse e zakonshme. Edhe pse vargu i makinave pas nesh ështëzgjatuar, për habi të gjithë drejtuesit e automjeteve pas nesh, presin me durim tëshkarkojmë valixhet dhe njerëzit që mbajnë nën të.
Madje po për aq habi, askush në radhë nuk i bie si i çmendur pareshtur borive të makinave, nëpadurimin për t’u liruar rruga, rëndom siçndodh në Shqipëri.
Këtu nuk e kanë problem ta parkojnë makinën në mes të rrugës dhe të presësh me durim tëhekurt, derisa mjetet që transportojnë turistët qëvijnë nga Ararati, të zbresin pasagjerët dhe valixhet e tyre.
Hoteli në ballinë të tij mban 3 yje. Por vështirë të besosh që në hyrje të tij, se ka një cilësi të atillë, sa yjet që mban.
Në hollin kryesor të hotelit, një vajzë simpatike, e veshur pa shumë shpengim, na tregon që Vani është më liberal në kuptimin religjoz se sa Dogubayazit që lamë pas.
Ku përveç burrave që trazonin dominotë dhe tespitë, dhe të rinjve që kthenin kupat me çaj, ishte e vështirë të dalloje vajza apo nuse të rejaqë kalonin tëtu.
Përveç grave të mbuluara, të një moshe tëmesme, që mund t’i shikoje teksa lëviznin hapat me shpejtësi në qytet dhe zhdukeshin porsi hije në rrugica.
Ndryshe nga Dogubayazit, në Van
nga dritarja e furgonit, pata mundësi të shquaj edhe vajza të reja që i jepnin makinës.
E vetmja gjë që të ngushëllon është që të paktën hoteli ka wi–fi në çdo dhomë të tij.
Ndërsa çdo gjë tjetër në këtë hotel të gradës sëmesit të fundit të standardeve të hoteleve që jemi mësuar, duket sikur i përket një aksidenti qëmund të të ndodhë nga momenti në moment.
Ku çdo mobilje që prek, ngjet sikur papritur do të të të mbetet në dorë me një shikim të vetëm.
Përshembull dhoma ka televizor të mirë, por nuk ka pult komandimi.
Ka kasafortë, por nuk ka sistem kondicionimi tëinstaluar. E vetmja mënyrë për t’u freskuar disi ështëhapja e dritares, por edhe atë ke frikë ta çelëshse mund të të mbetet në dorë.
Dhoma ka katër priza të instaluara në seri njëra pas tjetrës, por në mëngjes nuk ka rrymë. Tualeti është i pastër, me peshqirë të bardhë si bora. Por dera e tij nuk mbyllet. Dhe për këtë arsye, sa herë duhet të kryesh shërbime në të, duhet të vendosësh një shpallje.
Në Van vizitojmë një nga sitet më të famshme kulturore. Kjo është katedralja armene e kryqit të shenjtëqë ndodhet në ishullin Akdamar, në mes tëliqenit të Vanit. E ndërtuar në shekullin e 10-të, kjo katedrale qëka shërbyer edhe si kështjellë, ishte selia e Katolikosatit Apostolik Armen të Akdamar nga viti 1116 deri në vitin 1895.
Ishulli ndodhet vetëm 3 km larg nga bregu iliqenit të Vanit, që duhet thënë se është liqeni mëi kripur në botë. Madje për nivelin e kripës ia kalon edhe Detit tëVdekur. Aq e dukshme kjo, sa kripën në këtë liqen mund ta shikosh edhe në sipërfaqen e tij. Në ishullin Akdamar, pasi të keni vizituar katedralen e jashtëzakonshme armene, mund tëbëni edhe plazh në pjesën e tij të pasme. Vani po kështu është i njohur edhe për macen e pazakontë që gjendet këtu.
Macen me dy ngjyra të ndryshme sysh, që ështësimboli i këtij qyteti. Ndoshta e vetmja mace në botë, që noton. Kur dihet që macet e kanë fobi ujin. Vani është i njohur edhe si qyteti i gjenocidit armen, ndodhur në vitin 1915. Një plagë ende e hapur në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Armenisë edhe në ditët e sotme. Por ashtu si dita, në Van, edhe mbrëmja ështëpo kaq e zhurmshme.
Këtu duket sikur vendasit i kanë tërhequr prej hundësh me ne shqiptarët, në kuptimin e disa zakoneve. Është e shtunë dhe jo larg hotelit tonë, duket se ka festë. Ndoshta një dasmë.
Britmat e hareshme të njerëzisë, që hidhen dhe lodrojnë, depërtojnë deri në dhomën e hotelit ku qëndroj dhe e bëjnë gati të pamundur pushimin normal. Në orën 1.00 të mëngjesit, teksa mendoj se tashmë ahengut po i vjen fundit, surpriza ështëMandi i Nish Tullës. Në fakt nuk e prisja që edhe këtu në fund tëTurqisë, në Van ku ndodhemi ne, ‘Të ka lali shpirt, të ka lali xhan’, të ishte kaq popullore si këngë.
Por ja që e kam gabim. Bota sa vjen dhe po bëhet gjithmonë e më shumëglobale. Mesa duket muzika dhe Mandi i Nish Tullës e kanë kuptuar të parët fuqinë e globalizmit.