Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të moshuarit ngelin pa bukë, arkëtarja e postës i vjedh pensionistëve 30 mln Lekë

2021/10/22 at 9:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Të moshuarit ngelin pa bukë, arkëtarja e postës i vjedh pensionistëve 30 mln Lekë

Bashkëpunimi i ISSH-së me Postën Shqiptare u pretendua të sillte lehtësira për pensionistët, por jo rrallë ka sjellë shqetësime. Një denoncuese anonime për emisionin “Stop” në Tv Klan tregon, se ka prindërit pensionistë 82 dhe 77 vjeç, të cilët merrnin pensionin në Postën Shqiptare Laç. Para dy vitesh të moshuarit shkojnë për arsye shëndetësore në Itali, por për shkak të tërmetit dhe pandemisë qëndruan atje për dy vjet.

Pasi kthehen, mësojnë se pensionin e tyre e kishte tërhequr arkëtarja Lindita Bushi. Vajza e pensionistëve interesohet tek Posta Shqiptare Laç, dhe drejtori i thotë, se problemi do të zgjidhej. Më pas në filialin e Lezhës sqarojnë, se rasti po ndiqet, dhe çështja ishte në prokurori.

“Kemi pritur kaq gjatë, prindërit e mi janë të pamundur fizikisht, ekonomikisht, psikologjikisht, juridikisht që të bredhin nëpër zyra për të kërkuar të drejtën e tyre. Çfarë taksirati ka babai im 82 vjeç i cili vuan nga zemra, nga diabeti, nga shumë probleme shëndetësore dhe mamaja 77 vjeç po me probleme shëndetësore. Në këtë moment janë të pastrehë për hir të tërmetit, ç’taksirat kanë të bredhin nëpër gjyqe për të kërkuar një të drejtë që ua jep ligji që Posta Shqiptare duhet t’i përgjigjet në mënyrë urgjente t’i japë pensionin atyre”, është shprehur denoncuesja.

Për këtë rast emisioni “Stop” ja pyetyr drejtuesin e Postës Shqiptare, Dega Laç, Dilaver Lika. Ai thotë, se arkëtarja Lindita Bushi pranoi, që kishte bërë vjedhjen e 30 milionë Lekëve dhe Bushi u shkarkua nga detyra, ndërsa çështja shkoi në prokurori.

Edhe Pjerin Çuku, Drejtor i Postës Lezhë pohon të njëjtën gjë, duke thënë, se çështja do të zgjidhet, pasi të shprehet prokuroria. Por deri atëherë, të moshuarit nuk kanë para për bukë.

“Është marrë i gjithë dokumentacioni, është ngritur grupi i punës si në filialin Lezhë dhe në degën Laç, është përpunuar i gjithë dokumentacioni, është çuar pranë organeve kompetente, gjithë dosja është vënë nën shqyrtim, është vënë në gadishmëri e gjithë struktura.  Është një rast që nuk ndodh në Postën Shqiptare, është i vetmi që ka ndodhur. Është i izoluar, rast i mbyllur, po monitorohet, po hetohet dhe së shpejti do dalin dhe organet kompetente në një vendim edhe ne po mundohemi të japim një zgjidhje për pensionistët që po presin Lekët”, është shprehur Pjerin Çuku./ Tv Klan

Etiketa: ISSHstopTemoshuarit

Ju sugjerojmë

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
Bota

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

29 Janar, 2026 5:18 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Kronikë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

29 Janar, 2026 4:42 pm
1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
Bota

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

29 Janar, 2026 4:18 pm
Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
Rajoni

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

29 Janar, 2026 4:06 pm
Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin
Kronikë

Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin

29 Janar, 2026 4:05 pm
“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj
Kryesore

“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj

29 Janar, 2026 4:03 pm
Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”
Kryesore

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”

29 Janar, 2026 2:55 pm
Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

29 Janar, 2026 2:01 pm
Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
Kronikë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

29 Janar, 2026 1:03 pm
VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
Bota

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

29 Janar, 2026 11:21 am
Para
Pfizer thotë se vaksina e saj për COVID-19 është mbi 90% efektive tek fëmijët

Pfizer thotë se vaksina e saj për COVID-19 është mbi 90% efektive tek fëmijët

Aksident në Elbasan, lëndohet shoferja e njërit prej mjeteve

Makina përplas motorin në Tiranë, plagoset një person

Percepsioni seksual, si e rindërton truri

Percepsioni seksual, si e rindërton truri

TE FUNDIT

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
29 Janar, 2026

Portugalia po ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë, një anije luftarake e projektuar për të operuar sisteme ajrore, sipërfaqësore dhe...

Lexo më shumë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
29 Janar, 2026

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ka kundërshtuar masën e "ndalimit të daljes nga shteti" në Gjykatën e Lartë. Mësohet se Balluku ka...

Lexo më shumë

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
29 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi planin e tij më të ri, i cili synon t’u ofrojë fëmijëve amerikanë një...

Lexo më shumë

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
29 Janar, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com