Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të mbron hashashi nga koronavirusi?

2020/05/11 at 9:36 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të mbron hashashi nga koronavirusi?

Studiues kanadezë pretendojnë, se hashashi si bimë shëruese me gjasë të mbron edhe nga koronavirusi. Rezutatet e tyre janë pjesë e një studimi për përdorimin e “cannabis” në trajtimin e kancerit dhe sëmundjes Morbus Crohn.


Në luftën për gjetjen e një vaksine apo ilaçi kundër virusit SARS-CoV-2, studiuesit nuk ndjekin vetëm rrugë tradicionale. Ata kanë pasur në fokus edhe një kandidat ekzistues, Remdesivir, i zhvilluar për trajtimin e Ebolës. Kurse në Gjermani vazhdojnë studimet klinike për një vaksinë kundër Coronës me një kandidat që u zhvillua për imunologjinë në luftimin e kancerit. Ndërsa një studim i fundit francez jep të dhëna, se nikotina, që thithet si kalim kohe e shpesh me rrezikun e vdekjes, mund të të mbrojë nga virusi i ri.

Tani vjen nga Kanadaja lajmi shkencor, se substanca të caktuara të drogës psikoaktive, hashash (Cannabis)mund të rrisin aftësinë mbrojtëse të qelizave ndaj virusit Corona. Nëse studimi verifikohet, atëherë Cannanis mund të ketë efekt të përafërt si nikotina. „Rezultat për COVID rrjedhin nga studime të tjera për artritin, Morbus Crohn, dhe kancerin”, thotë Dr. Igor Kovalchuck, profesor për shkencat biologjike në Universitetin Lethbridge në një E-Mail për Deutsche Welle.

Bllokim i pikave të ngjitjes tek qeliza

Si tek supozimi për efektin e nikotës ndaj virusit Corona, studiuesit janë të mendimit, se disa substanca të hashashit zvogëlojnë aftësinë e virusit të prekë qelizat e mushkërisë, ku ai ngjitet, shumohet e përhapet pastaj. Në një artikull jo të verifikuar ende nga kolegët studiues (“peer review”) të publikuar në preprints.org, Kovalchuk dhe studiues të tjerë shkruajnë, se njësitë mikrobiologjike me bazë hashashi të zhvilluara prej tyre pengojnë futjen e virusit në trupin e njeriut. Virusi i Coronës ka nevoje për një “receptor” për të depërtuar tek qeliza “bujtëse” njerëzore. Ky receptor njihet si “encym II konvertues angiotensin” ose shkurt ACE2.

Sipas studiuesve, ACE2 gjendet në gojë, mukozën e hundës, veshka, në sistemin e stomakut dhe zorrëve. Ata thonë, se kanabiodët e ndryshojnë nivelin e ACE2-t në këto”Gateways”-porta. Organizmi si „bujtës” virusesh do të ishte në këtë rast më pak i cënueshëm dhe i ndjeshëm ndaj këtij virusi. Parimisht kjo redukton rrezikun e infeksionit. „Nëse nuk ka ACE2 në inde, virusi nuk hyn dot”, shpjegon profesori Kovalchuck.

Nuk mjafton kanabisi në vazo shtëpiake

Mjaft mjekë i japin vlera kanabisit në trajtimin e një sërë sëmundjesh. Nga vjellja tek demenca. Por kanabisi mjekësor nuk është i njëjti, me atë që shumë vetë e përdorin si dëfrim duke e mbjellë në kopshtin e tyre. Këto lloje kanabisi me efekt droge janë të njohura për përmbajtjen e substancës Tetrahydrocannabinol (THC), lënda më e rëndësishme psikoaktive.

Studiuesit e vendosur në Alberta janë specializuar për mikrobiologjinë e Cannabis sativa me një përmbajtje të lartë të Cannabinoid Cannabidiol (CBD) me efekt antiinflamativ. Një nga lëndët kryesore në hashash. Studiuesit kanadezë kanë zhvilluar më shumë se 800 lloje të tjera të varianteve të Cannabis sativa me vlera të larta CBD-je, prej tyre kanë identifikuar 13 ekstrakte, që sipas tyre, ndryshojnë vlerat e ACE-2 në „portat” qelizore të njeriut.

Pak para pak dije

Dr. Igor Kovalchuck së bashku me Dr. Darryl Hudson, drejton edhe një firmë të bioteknologjisë. Inplanta Biotechnology. Edhe në këtë institut kanadez studiohet efekti i kanabioideve. Por financimi është „ende i vështirë”, thotë Kovalchuk. Kështu është edhe në vende të tjera. Disa studiues në Britaninë e Madhe thonë, se në opinionin publik dhe politika ka përfytyrime të gabuara për kanabisin mjekësor. Përveç kësaj mjekët kanë frikë, se njerëzit bëhen të varur apo përpiqen të trajtohen vetë, duke përdorur çdo lloj kanabisi që gjejnë.

Ka rëndësi që të ketë qartësi për informacione dhe të shmanget dëshira për sensacion. „Për shkak të ndjeshmërisë socio-politike të konsumit të kanabisit, studiuesit duhet të jenë shumë kujdesshëm në shpërndarjen e rezultateve të tyre”, thotë Chris Albertyn, drejtues i ekipit studimor të „King’s College” Londër. Sipas tij studimi aktual nga Kanadaja ka zbuluar një mekanizëm të efektshëm për terapi, por që „duhet vlerësuar në studime klinike të konceptuara mirë e të qëndrueshme para se të bëhen konkluzione me bazë klinike”, thotë Albertyn.

Por pa mbështetje të mjaftueshme financiare, shkenca nuk do të arrijë të ketë dijen e duhur mbi kanabidiolin. „Të paktën tani ka një interes të gjerë”, thotë Kovalchuk në E-mailin për Deutsche Wellen. Ai ka besim, se në këtë drejtim do të ketë ndryshime në të ardhmen. Vetë Kovalchuk dhe studiuesit e tjera pranojnë, se rezultatet e studimeve të tyre duhet t’i nënshtrohen një verifikimi të gjerë. Por ata shtojnë, se kanabidiol mund të jetë një „shtojcë e sigurtë” në trajimin e COVID-19. Një shtojcë pra, krahas metodave të tjera të trajtimit./ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Medikamentet në shtëpi të moshuarve që nuk kanë familjarë afër

Lehtësimi i masave, Manastirliu: Ja rregullat e rëndësishme për të...

Taksistët në protestë, kundër korsive të biçikletave tek “Ibrahim Rugova”

Taksistët në protestë, kundër korsive të biçikletave tek “Ibrahim Rugova”

Ndryshimet në Kodin Penal, Meta i drejtohet me letër Ruçit dhe Ramës

Meta dekreton shpalljen e 4 ligjeve, mes tyre dhe faljen e gjobave
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com