Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, zgjedhja ndërmjet dy pensioneve

2024/07/29 at 5:39 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, zgjedhja ndërmjet dy pensioneve

Violeta, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë, ishte rreth 40 vjeçe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Pasi kishin kaluar disa javë duke ikur maleve, Violeta me bashkëshortin vendosën të kthehen në shtëpinë e tyre në Prishtinë.


“Nuk kishte asnjeri në lagje, veç një gruaje me një burrë më poshtë rrugës sonë, por nuk kemi mundur t’i shohim as ne ata dhe as ata neve. Policia vinte çdo ditë”, rrëfen ajo.

“Për një orë më ka ndryshuar jeta” thotë Violeta, duke përshkruar ditën kur bashkëshorti i saj kishte dalë nga shtëpia dhe një vizitë e zakonshme e atyre ditëve nga forcat serbe u kthye në makthin e jetës së saj.

Violeta u përdhunua nga një pjesëtar i forcave serbe. Ndonëse nuk është në gjendje të flas për hollësitë e ngjarjes, Violeta kujton çastin e kthimit të bashkëshortit në shtëpi pas saj.

“Unë kam qenë e vetëdijshme, kam hyrë në banjo dhe jam pastruar duke qarë e bërtitur. Bashkëshorti më ka mbrojtur gjithmonë – ‘qetësohu, ngadalë, eja me mua, do të bëhet mirë’. I kam marrë disa hapa ‘paracetamol’ meqë nuk kishim diçka për qetësim. Jam shtrirë, kisha gjakderdhje dhe nuk dija ku të shkoja”, thotë ajo.

Pasojat në shëndetin e saj fizik dhe mendor ishin të rënda dhe Violeta i vuan edhe sot e kësaj dite.

“Unë përdor 25 miligram, e pi për çdo mbrëmje, nuk guxoj të shtrihem pa e marrë. Por nganjëherë edhe me të nuk mund të fle, nëse më kujtohet, tërë natën rri zgjuar… si më ndodhi e çfarë më ndodhi mua”, thotë Violeta.

Në muajin shkurt të vitit 2018 autoritetet në Kosovë hapën procesin e verifikimit të statusit të të mbijetuarve të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë.

Violetës, që tashmë ishte pensioniste, iu verifikua statusi si e mbijetuar e përdhunimit. Por, ajo përfitoi pensionin e moshës dhe atë të të mbijetuarës për vetëm një muaj.

“Muajin tjetër asnjërin, domethënë m’i mbajtën ato që më kishin dhënë dhe nuk mora asnjërin”, thotë ajo.

Autoritetet i thanë që duhet të zgjedh njërin nga pensionet dhe ajo e zgjodhi pensionin e të mbijetuarës meqë është për 30 euro më i lartë. Ndonëse, sipas ligjit për statusin dhe të drejtat e kategorive të dala nga lufta në Kosovë, përfitues të pensionit të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës mund të jenë edhe shfrytëzuesit e pensionit bazë, që u takon me ligjin për skemat pensionale.

Ka disa vite që Violeta është në një proces gjyqësor dhe në pritje të një vendimi përfundimtar që ia lejon të dyja pensionet.

“Është ndjenjë shumë e rëndë, shumë stresuese, të punosh 40 vite dhe nuk të takon, sepse dëshiron pensionin tjetër, nuk ka më të vështirë se kjo. Bie njeriu në depresion, përse të ma ndalin, për çfarë arsye? Ku e di unë edhe sa do të jetoj, të paktën t’i kisha parë të drejtat e mia sa jam gjallë”, thotë ajo.

Në procese të ngjashme gjyqësore janë edhe shtatë raste thotë Feride Rushiti, udhëheqëse e Qendrës së Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.

“Jemi 25 vjet pas luftës dhe natyrisht shumica e grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunën seksuale të luftës po shkojnë nga kjo moshë, disa veç e kanë arritur e disa nuk janë më në mesin tonë fatkeqësisht. Kështu që për neve ka qenë shqetësim që këtyre grave dhe burrave iu mohohet pensioni i pleqërisë apo kontributdhënës. Mbi këtë bazë ne kemi përgatitur disa raste i kemi dërguar në gjykatë dhe fatmirësisht deri tani 3 raste janë kthyer pozitivisht ku ju njihet e drejta e pensionit të dyfishtë”, thotë ajo.

Zonja Rushiti thotë se vënia e të mbijetuarve të përdhunimit para një zgjedhjeje të tillë është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

“Procesi gjyqësor dhe kjo rrugë administrative e realizimit i ka sfidat e veta, ka pritje të gjata. Fatkeqësisht në mesin e këtyre tre grave që kanë fituar në gjyq njëra nuk është gjallë, ka vdekur gjatë periudhës që ka qenë në pritje sepse gjithë procesi ka zgjatur rreth tre vjet. Kështu që po shpresojmë që institucionet e vendit ose ta rregullojnë me ligj bazë ose me një akt sekondar, qoftë rregullore apo akt administrativ, në mënyrë që të ua lehtësojnë dhe të ua bëjnë sa më të qasshme të drejtën për realizimin e pensionit të moshës”, thotë ajo.

Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se ministria e Financave ka lexuar dhe zbatuar në mënyrë të gabuar ligjin për skemat pensionale dhe atë për statusin dhe të drejtat e kategorive të luftës, duke u hequr të drejtën për dy pensione mijëra qytetarëve të Kosovës.

Ky institut tha në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës se “kjo tashmë është bërë e qartë edhe me vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka vërtetuar aktgjykimet e shkallëve më të ulëta duke njohur kështu të drejtën e individëve në dy skema pensionale”.

Ministria e Financave deri në përgatitjen e këtij materiali nuk i është përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për të kuptuar më shumë rreth hapave të mundshëm për ta zgjidhur këtë çështje.

Ndonëse ende nuk dihet numri i saktë i viktimave të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, besohet se ky numër është rreth 20 mijë.

Sipas të dhënave zyrtare dy mijë e 104 persona deri tash kanë aplikuar për të marrë këtë status, një mijë 167 prej të cilëve tashmë janë verifikuar, 325 janë refuzuar dhe të tjerët po trajtohen nga komisioni qeveritar./ VOA



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet/ Voton Presidenti i vendit Bajram Begaj. Mesazhi i Kreut të Shtetit
Aktualitet

Zgjedhjet/ Voton Presidenti i vendit Bajram Begaj. Mesazhi i Kreut të Shtetit

11 Maj, 2025 10:10 am
Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…
Aktualitet

Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…

11 Maj, 2025 9:59 am
Pensionistët/ Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për TVSH që paguan për produktet e shportës
Aktualitet

Zgjedhjet/Kreu i Partisë Demokratike Berisha-qytetarëve: Njisha, jeni gati?

11 Maj, 2025 9:47 am
Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë
Aktualitet

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë

11 Maj, 2025 9:41 am
Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci
Aktualitet

Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci

11 Maj, 2025 9:27 am
Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona
Aktualitet

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona

11 Maj, 2025 9:15 am
OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat
Aktualitet

OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat

11 Maj, 2025 9:07 am
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

“Kandidatët për deputetë tentojnë të futen në QV-të ”/ Celibashi: Është e ndaluar..

11 Maj, 2025 9:02 am
Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!
Aktualitet

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!

11 Maj, 2025 8:52 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Aktualitet

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

11 Maj, 2025 8:39 am
Para
Klubi i striptizmit në Paris tregohet “bujar” me atletët olimpikë, ofron hyrje falas

Klubi i striptizmit në Paris tregohet “bujar” me atletët olimpikë, ofron hyrje falas

“Propozim i turpshëm”, Presidenti i Kirgistanit çon në burg të fejuarin e mbesës

“Propozim i turpshëm”, Presidenti i Kirgistanit çon në burg të fejuarin e mbesës

Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve
















TE FUNDIT

Zgjedhjet/ Voton Presidenti i vendit Bajram Begaj. Mesazhi i Kreut të Shtetit

Zgjedhjet/ Voton Presidenti i vendit Bajram Begaj. Mesazhi i Kreut të Shtetit
11 Maj, 2025

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën 9- vjeçare “ Kongresi i Lushnjës” e...

Lexo më shumë

Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…

Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…
11 Maj, 2025

Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka votuar në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Kongresi i Lushnjes”. Pas votimit...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/Kreu i Partisë Demokratike Berisha-qytetarëve: Njisha, jeni gati?

Pensionistët/ Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për TVSH që paguan për produktet e shportës
11 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në një postim të shkurtër në Facebook ditën e zgjedhjeve. “Mirëmëngjes njisha,...

Lexo më shumë

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë
11 Maj, 2025

Qyteti i Korçës do të dërgojë në parlament 10 mandate përmes votës së qytetarëve. Gazetarja Daniela Zisi raporton se thuajse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com