Ish-Kryeministri, Sali Berisha, në konferencën e zhvilluar ditën e sotme, ka komentuar deklaratat e disa deputetëve të dhëna ditët e fundit se Basha dhe Berisha duhet të largohen që të shpëtojë PD.
Berisha është shprehur se ai vlerëson çdo propozim, por sipas tij këta deputetë nuk i referohen votës pasi 70% e popullit opozitar u rreshtua krah tij.
“Duke vlerësuar çdo lloj propozimi mund të them se ata që nuk kanë respekt për votën, nuk i referohen votës dëshmojnë një mentalitet totalitar mjeran. Gjithçka Sali Berisha nuk u ka premtuar shqiptarëve asgjë tjetër përveç se votës së lirë. Si ka mundësi që 70% e popullit opozitar u rreshtua në krah të Berishës është se ata duan votën e lirë. Vetëm kështu bëhet analiza. Nëse del jashtë boshtit të votës së lirë pastaj ka një arsyetim ‘sui generis’ të rrezikshëm”, tha Berisha.