Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të kryhet ky, ikën ku**a i Tiranës”/Bisedat mes bandave,si porositen vrasjet në Shqipëri

2023/09/05 at 8:09 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Të kryhet ky, ikën ku**a i Tiranës”/Bisedat mes bandave,si porositen vrasjet në Shqipëri

Operacioni “Metamorfoza” i SPAK që zbardhi bisedat e enkriptuara të grupeve kriminale në aplikacionin SKY ECC, vuri në pranga elementë të botës së krimit, zyrtarë policie, biznesmenë etj.


Zbardhja e këtyre mesazheve ka bërë të mundur edhe zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhur në vend.

Një ndër to është vrasja e Gjin Ndojit (Boriçit) 37 vjeç nga Shkodra, i cili u ekzekutua me kallashnikov në orët e para të mëngjesit më 9 Gusht 2020 në kryqëzimin e rrugës së fshatit Shkjezë me rrugën nacionale Shkodër-Lezhë. 37-vjeçari u ekzekutua teksa udhëtonte me një makinë BMW të marrë me qira.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, disponon të plotë dosjen e SPAK për operacionin “Metamorfoza” dhe publikon komunikimet mes personave të përfshirë për vrasjen e Gjin Ndojit.

Sipas dosjes së SPAK, vrasja e Gjin Ndojit ishte porositur nga Ervis Martinaj dhe u krye nga grupi i Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës si shkëmbim për një vrasje tjetër të mbetur në tentativë që grupi i Ervis Martinajt do të bënte për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka, atë të Kleant Musabelliut në Tiranë.

Në dosjem e SPAK, zbardhen 33 komunikime për këtë episod që tregojnë përfshirjen e drejtpërdrejt të të paktën 9 personave. Komuniket e para janë të datës 7 Gusht, dy ditë para vrasjes së Gjin Ndojit.

Behar Bajri: Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atëherë për një javë kryhet puna jote.

Pëllumb Gjoka: Ok vlla

Behar Bajri: Fol me Benin dhe të gjejë një vend ku të lënë një makinë “pune” sonte sepse s’kanë ku ta lenë.

Pëllumb Gjoka: Kur duhet me fol se nuk kam kështu telefoni. Duhet me fol sot apo nesër?

Behar Bajri: Sonte e mundet me lënë një makinë “pune”, a mundet me e lanë se s’kam ku ta lej. Ku është se e takoj unë dhe flas gojarisht?

Pëllumb Gjoka: Vëlla nuk ka SKY ai. Ok po pyes dhe të them. Ai është te lokali, a po shkon aty?

Behar Bajri: Mirë se po iki. Se jam rrugës duke ardhur për Shkodër.

Më datën 8 Gusht një nga shqetësimet ishte se kush do t’i transportonte qitësit pas kryerjes së vrasjes dhe diskutohet dhe varianti që makina e autorëve të mos digjej nëse nuk do të gjendej dikush për t’i transprtuar në vendin e sigurt.

Denis Brajoviq: Sapo jemi nisur për të marrë këtë djalin sepse tani kanë ardhur. Jam duke pritur sapo kalon “gjelin”.

Behar Bajri: Sot kemi për të kry një punë

Edmond Preka: Ishalla, don zoti.

Behar Bajri: A ke mundësi me m’i prit ka ora 3 aty ku lidhet rruga me Velipojën, Taravicë, se po kryejnë punë, se vijnë në këmbë te ura.

Edmond Preka: Unë kam lëviz, a don ti shkruaj atij?

Behar Bajri: Mos i shkruaj atij se e rregulloj vetë.

Edmond Preka: Me dalë aty duhet fuoristradë, me i ra bri malit, nuk kalon makina e vogël, por është një rrugë tjetër që i bihet nga Trushi.

Behar Bajri: A kemi si t’ja bëjmë që mos ta djegim makinën, se me djeg makinën nuk ka kush m’i merr, këtë jam duke mendu.

Edmond Preka: Jam në Korçë se po të isha aty do i kisha marrë vetë dhe i kisha çuar te shtëpia. A t’i them Zeqos se ai është si unë dhe ju del para.

Behar Bajri: A ka Zeqoja me të shkruar? (Telefon SKY)

Edmond Preka: Po i them Zeqos të shkojë t’ja marri telefonin atij shokut tek shtëpia dhe shkruam direkt me të. Ai shoku ishte në gjumë dhe a të vijë Zeqo për Tr të flasim nga afër sepse s’ka me të shkrujtme.

Behar Bajri: Zeqo vetëm le të presë tek ura, kur ulesh poshtë aty ku u hasa unë me atë X5, është dy minuta larg prej shtëpisë së shokut në katund.

Edmond Preka: A do të marri njeri në makinë?

Behar Bajri: Do të marri 2 veta.

Edmond Preka: A do të marr makinë?

Behar Bajri: Makinën do ta djegin sa të kryejnë punë dhe do të ecin në këmbë, do të marri vetëm këto dy, t’i mbajë brenda diku.

Edmond Preka: Ok vlla.

Behar Bajri: Mba telefonin hapur dhe mos dil atje deri sa të kryejmë punë dhe besoj që 99% do të kryejmë punë.

Edmond Preka: Pa më thënë ti nuk del ai se 5 minuta i duhet me shku te ura.

Behar Bajri: Sa të kryhet ky, ikën ai ku**a i Tiranës, sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.

Edmond Preka: Zeqoja 5 minuta vonon me dal te ura dhe ju gjen një shtëpi me nejt.

Behar Bajri: Kur t’i marri Zeqoja t’ju gjejë një vend të sigurt deri nesër mbrëma dhe vij i marr unë.

Edmond Preka: Pa merak te kjo pjesë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 9 Gusht 2020, qitësit dhe Ervis Martinaj komunikojnë me njëri-tjetrin.

Denis Brajoviq: Hë vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë celularin në shpi. T’u dal jam, prit TV.

Denis Brajoviq: Jo, po vim.

**

Behar Bajri: Për 40 minuta kryejnë punë 100%.

Edmond Preka: Ishall don zoti i madh.

**

Denis Brajoviq – Behar Bajrit: Para e kemi.

**

Behar Bajri – Edmond Prekës: Për 10 minuta, mos flej se po kryn.

Edmond Preka: Jo, jo.

Rreth orës 02:00 pas mesnatës, Denis Vaso Brajoviq i konfirmon Behar Bajrit se shënjestra ishte vrarë.

Denis Brajoviq – Behar Bajrit: Kryvi, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai se jemi afër.

Behar Bajri-Edmond Prekës: Kryvi, tash thuaji Zeqos që të jetë gati.

Edmond Preka: Shyqyr, dhe gati është. Më thuaj ti them kur të jenë afër.

Behar Bajri: Ato janë në Bushat dhe të dali ai, afër urës janë.

**

Denis Brajoviq – Ervis Martinajt: Kryvi.

**

Edmond Preka – Behar Bajrit: Aty është Zeqo. A janë duke ardh bri malit që të futet me makinë?

Behar Bajri: Janë rrugës së vjetër.

22 minuta pasi mëson lajmin nga Denisi, Behar Bajri informon Pëllumb Gjokën.

Pëllumb Gjoka: Isha në gjumë.

Behar Bajri: U kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry. Gjinin deshti ai.

Pëllumb Gjoka: Ok vlla, kjoft me Zotin, futja gjumit.

**

Edmond Preka – Behar Bajrit: U bënë bashkë dhe kur të shkojnë në shpi do të them.

**

Denis Brajoviq – Behar Bajrit: Hypëm, u takum.

**

Edmond Preka – Behar Bajrit: Në rregull vlla, po flej.

Denis Vaso i cili dyshohet të ketë qenë një nga qitësit informon Behar Bajrin të cilin e thërret me nofkën “Kapedani” për detajet e mënyrës se si e kishin realizuar vrasjen.

Denis Brajoviq – Behar Bajrit: Gjoks e kry kapedan, m’u blloku se desha me ia gri kryt, se më tha diçka.

**

Denis Brajoviq – Ervis Martinajt: A dha gjë televizori?

Pak më vonë Denisi komunikon dhe me Behar Bajrin dhe Ervis Martinajn ku u shpjegon për telefonat e viktimës që ia kishin marrë dhe për djegien e makinës pas ngjarjes. Po ashtu, ai interesohet për daljen e lajmit në media.

Denis Brajoviq – Behar Bajrit: Po vlla SKY. Jo s’ja gjetëm. Atë tjetrin ja thymë dhe e tretëm. Fshihen vlla e fshiva krejt prej këtu. Jo, se menduam se e ka në çantë, e paska pas në xhep, nuk e hap kush. S’ka ken me kënd. Makina u djeg. Teshat i djegëm. Se pyta mo vlla, veç i thashë ça bone.

Denis Brajoviq – Ervis Martinajt: Çil targë, se di për fjalë vlla, janë djeg krejt. O vlla a djeg makina se s’më tha kush gja, është bo zharri makina. S’i kena pa hiç, të fala të bën kapedani. Jo jo kismet nesër, po ja fusim gjumë rrimë nesër.

Denis Brajoviq – Behar Bajrit: A ka dhënë gjë televizori? Të kishim dalë në plazh se jemi këtu në zonë, jemi përballë këtij që na mori. Mir shife vet po sjena mirë këtu, po të bëheshim bashkë të kishim dhe celularë. Mendoje vetë po veç se jena afër makinës.

Denis Brajoviq – Behar Bajrit: Visi më shkruajti, a po vini këtej ose ose vij t’ju marr unë, se i thashë të fala ke nga ti. Thotë vij t’ju marr dhe rrimë ka shpia. I thashë jo jo nesër me kismet. Po i them po ja fus gjumit dhe dëgjohena nesër.

Sipas SPAK, pas 7 orësh Denis Vaso komunikon me Edmond Prekën dhe kërkon që t’ju sjellin dhe telefonat dhe për herë të parë përmendet dhe një nga bashkëpunëtorët e drejtëpërdrejtë që dyshohet të kete qënë në makinën e autorëve me emrin “Samo”, që sipas SPAK ka dyshime të forta se bëhet fjalë për shtetasin Samet Halluni, anëtar i grupit Bajri./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Zjarr në kodrat me ullinj në Lushnjë, rrezikohen banesat

Zjarr në kodrat me ullinj në Lushnjë, rrezikohen banesat

Ministri i Emigracionit në Angli i tregon parlamentit shifrën e shqiptarëve të depërtuar

Ministri i Emigracionit në Angli i tregon parlamentit shifrën e shqiptarëve të depërtuar

“Brigada e Veriut” kërcënon ministrin e Brendshëm të Kosovës

“Brigada e Veriut” kërcënon ministrin e Brendshëm të Kosovës
















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com