Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka replikuar me deputeten e PS, Olta Xhaçka duke i thënë se mandati i saj është antikushtetues.
Ai tha se Xhaçka ka frikë nga Gjykata Kushtetuese.
“Ju ka zënë halli i madh, as nuk dini ca bëni as ça shpinfi. Ta vendosë drejtësia, pse fshiheni kaq shumë? E ka thënë Gjykata Kushtetuese. E zeza mbi të bardhë. Mandati dhe papajtueshmërinë e mandatit e ka thënë Kushtetuesja. Ti gënjen nga frika. Se e di që mandatin e ke antikushtetues, të paligjshëm. Ditën që ky Kuvend gris vendimet për hatrin tënd dhe të burrit tuaj, ky nuk është më Kuvendi, por katundi i Edi Ramës dhe Nikollës”,-tha Bardhi.