Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të jesh politikisht korrekt

2016/11/25 at 11:24 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Të jesh politikisht korrekt

Nga Niko Peleshi


Polikisht korrekt është bërë sot gjuha e komunikimit të establishmentit politik, partive politike, institucioneve ndërkombetare madje edhe organizatave civile.

Ndërkohë Donald Trump është personifikim i politikanit jo-politikisht korrekt.

Ai fitoi pikerisht sepse nuk foli si gjithë raca e politikanëve.

Trump fitoi sepse kuptoi që amerikanët ishin lodhur nga elita politike-mediatike-ekonomike. Kjo elitë, ndonese e ndarë në kampe të ndryshme ka të njëjtin stof politik. Në politikën e partive kryesore në botë diferencat ideologjike po bëhen gjithnjë e më të vogla, doktrinat ekonomike gjithashtu. E majta dhe e djathta po ecin me shpejtësi drejt qëndrës së artë me filozofinë “catch all”, pra “të peshkojmë në të gjithë krahët, në të gjithë grupet e interesit”.

Edhe në cështjet globale, politika botërore dhe elita jo vetëm politike, është afërsisht në unison: globalizmi është qasja e gjithëpranuar, hapja ekonomike dhe tregtia e lirë, në vend të proteksionizmit, është pranuar nga 194 vende, anetare të OBT. Madje edhe nga Kina e Rusia.

Axhenda e përbashkët për mbrojtjen e planetit nga ndryshimi i klimës, integrimi shoqëror, të drejtat e njeriut, vecanërisht të drejtat e minoriteteve, te drejtat e LBGT etj.  janë cështje që kanë fituar konsensus të gjërë.

Por pervec këtyre parimeve elita ka unifikuar edhe gjuhën.

Kjo gjuhë, ky kod komunikimi quhet “politikisht korrekt” (politically correct), që do të thotë të flasesh pa cenuar apo shqetësuar askënd.

Duke folur të gjithë të njëjten gjuhë, masat popullore e kanë të vështire të bëjnë dallimin, teksa përpiqen të gjejnë një shkak, një armik për problemet e tyre.

Sot në gjithë botën, në Europe dhe Amerikë, ka shumë zemërim dhe lodhje. Sfidat e kohes, kriza ekonomike, terrorizmi dhe kriza e refugjatëve nga njëra anë dhe thellimi i polarizimit shoqëror nga ana tjetër, kanë shkaktuar zemërimin e masave. Ëarren Buffet, miliardieri i dytë më i pasur në botë, të Enjten e kaluar në CNN pohoi se “400 me të pasurit sipas Forbes zoteronin 93 miliard dollarë në vitin 1982, ndërsa tani zotërojnë 2.4 trillion dollare. Pra 25 herë më teper”.

Njerëzit duan përgjigje për dështimet e kapitalizmit, duan shpresën se sistemi përmes politikës mund të korrektohet, duan të zbulojnë prestigjin e djersës nga puna e lodhshme, por sinjalet e koduara të politikës vijnë anemike në veshët e publikut.

 

Pra establishmenti politik në botën e zhvilluar ndan të njëjtat parime, të njëjtin sistem ekonomik, dhe të njëjtën gjuhë.

 

Ndryshimet minore në programet politike të partive nuk mjaftojnë më për të bërë diferencën në publikun e gjërë. Në këto kushte opinioni publik po ndërton me shpejtësi ideologjinë e vet kundër gjithckaje. Shpejtësia me të cilën komunikon tani zemerimi horizontalisht përmes rrjeteve sociale, sic e kam trajtuar në një shkrim për BREXIT, është më e madhe se mesazhet që establishmenti politik mundohet të transmetojë përmes piramidës hierarkike vertikale, për ti mbajtur shpresëplotë elektoratet përkatëse.

Duhet të ndyshojnë parimet, sistemi ekonomik, gjuha apo të treja bashkë?

Duhet të ndryshojë së pari gjuha.

Politikisht korrekt- është bërë gjuha e drunjtë që shumicës nuk i thotë asgje.

Fjalë të rrumbullakosura deri në pakuptim, mesazhe që nuk cënojnë asnjë grup interesi sado të vogël, klishe që mësohen nga cdo politikan.

Kjo është gjuha politikisht korrekt.

Por ja që kombet kanë një shqisë që kap edhe shpirtin, jo vetëm fjalen. Dhe kur fjala nuk ka shpirt, njerëzit ndjehen të fyer në dinjitet. Dinjiteti është një fe qytetare që kur e prek të ndëshkon, të voton kundër. Një opinionist e këshillonte Hilarin ti fliste dinjitetit të lënduar të amerikanëve, jo nevojave të tyre materiale. Koha i dha të drejtë.

Në këto kushte fitoi Trump.

Ai përdori gjuhën që kupton shumica e thjeshtë. Kjo gjuhë është krijuar nga mediumi i ri i rrjeteve sociale. Zemërimi i masave kërkon një armik dhe ai shpalli armik parimet ku elita botërore bashkohet.

Padrejtësisht? Mbase padrejtesisht, por një gjë është e sigurt: Ky lloj revolucioni i publikut të zemëruar që me parë bëhej me armë dhe tani me rrjete sociale, do ta shkundë establishmentin. Do të krijojë elita të reja që do të flasin një gjuhë tjetër.

Lidershipi politik tani është në provë të vështirë. Ose do të vetkorrektohet duke ndërtuar raporte të reja, më të sinqerta dhe me të vërteta me popullin, ose do ti nënshtrohet këtij revolucioni. Ose do të dalë me guxim nga izolimi i interesave ekonomike-mediatike të grupeve të mëdha, për të kuptuar së pari sentimentin e publikut të gjërë, ose do ti duhet ti lerë vendin elitave politike të reja. Por një establishment i ri do të kalojë nëpër tranzicionin e gjatë dhe të lodhshëm, që mund ta keqësoje në vend që ta përmirësoje botën. Sepse këto elita të reja do të vijnë në pushtet jo për shkak të cilësive të tyre por për shkak të votës kundër establishmentit aktual dhe populizmit. Dhe ne rast se revolucioni do të përhapet, dëmi që do tju vije parimeve që deri më sot kanë drejtuar vendimmarrjen politike, është i paparashikueshëm.

Pas fitores së Trump, gjuha e personaliteteve të larta të politikës europiane, ka filluar të bëhet më e qartë, larg të qënit politkisht korrekt. Mesazhet po bëhen më të forta dhe më të kuptueshme.

Zëvëndëskancelari gjerman, njëkohësisht kreu i socialdemokratëve gjermanë, tha: “Trump është një paralajmerim edhe për ne. Ai është shenja se një levizje e re botërore, autoritariste dhe shoviniste po fillon”.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker e cilësoi zgjedhjen e Trump si një kërcënim për marrdheniet globale.

A do të mund të bëhet kjo, gjuha me të cilën politika flet edhe për betejat e përditshme të cdo qytetari në kërkim të perspektivës së sigurtë?

 

 



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 Majit,Adriatik Lapaj:Duhen rinumëruar votat e qarkut Fier dhe Vlorë
Kryesore

Shqipëria Bëhet letër KQZ:Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e …

17 Korrik, 2025 4:56 pm
BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën
Rajoni

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

17 Korrik, 2025 4:38 pm
Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor
Aktualitet

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor

17 Korrik, 2025 4:27 pm
Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
Aktualitet

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

17 Korrik, 2025 4:21 pm
Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës
Bota

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

17 Korrik, 2025 4:09 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 2 persona pranë stadiumit të qytetit

17 Korrik, 2025 4:03 pm
“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike
Aktualitet

“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike

17 Korrik, 2025 3:53 pm
Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës
Aktualitet

Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës

17 Korrik, 2025 3:40 pm
Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë

17 Korrik, 2025 3:15 pm
Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit

17 Korrik, 2025 3:01 pm
Para
Foto/ Flori Mumajesi ironizon Sali Berishën për “qytetarin digjital”

Video/ Flori Mumajesi bën hundën operacion: “S’ka ngel njeri!”

Gjithmonë ka njëherë të parë/ LIBRA i jep të drejtën anëtarëve të vendosin për votën e deputetëve në Kuvend

Gjithmonë ka njëherë të parë/ LIBRA i jep të drejtën anëtarëve të vendosin për votën e deputetëve në Kuvend

Foto/ Selena Gomez rikthehet në Instagram pas tre muajsh, ja çfarë thotë për fansat

Foto/ Selena Gomez rikthehet në Instagram pas tre muajsh, ja çfarë thotë për fansat
















TE FUNDIT

Shqipëria Bëhet letër KQZ:Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e …

Zgjedhjet e 11 Majit,Adriatik Lapaj:Duhen rinumëruar votat e qarkut Fier dhe Vlorë
17 Korrik, 2025

“Shqipëria Bëhet” i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë. Përmes saj, kërkohet që KQZ-ja të shpallë të...

Lexo më shumë

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën
17 Korrik, 2025

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak...

Lexo më shumë

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor
17 Korrik, 2025

Shqipëria po njeh një rritje të ndjeshme të interesit për punësimin e shtetasve të huaj, veçanërisht nga vende si Turqia,...

Lexo më shumë

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
17 Korrik, 2025

Policia e Sarandës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur pak momente më parë në stadiumin e qytetit ku mbetën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com