Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të ha m*tin, pocaqi e ndyrë”, fqinjët qëllohen me fekale për tubin e kanalizimeve

2024/05/07 at 9:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të ha m*tin, pocaqi e ndyrë”, fqinjët qëllohen me fekale për tubin e kanalizimeve

Një tub i kanalizimeve të ujërave të zeza është bërë shkak për konflikt mes dy familjeve në fshatin Zhupan të Fierit. Njëra prej familjeve, ajo Driza, është ankuar pranë emisionit Stop për këtë problem.

Për shkak të kufirit të pronave dhe të një tubi ujërash, situata mes tyre është rënduar aq shumë, saqë komshiu Zagoll Meçe hedh fekale, përndjek dhe ofendon palën tjetër.

Denoncuesja Alije Driza thotë se për shkak të fqinjit të dhunshëm, nuk e përdorin tualetin, por shkojnë te një tjetër komshi, për të kryer nevojat personale.

Denoncuesja Alije Driza: Nga Marsi 2023 që më është bllokuar tubi i shkarkimeve të ujërave të zeza e të bardha të familjes nga komshiu, kam shkuar atje, i kam folur, kam njoftuar komunën, ka dërguar të plotfuqishmin inspektorin e zonës. Fqinji thotë tubacioni kalon në oborrin tim. Në të vërtetë atje kalon ka 40 vjet. Zotëria kishte një mur që e kufizonte në këtë hapësirë publike, e ka prishur copa-copa. Kur kemi ardhur ne nga Greqia të riparonim shtëpinë, ai e kishte bllokuar komplet rrugën. Lajmërova komunën, erdhën komunarët, e hapën rrugën, kam prurë materialet, rregullova shtëpinë, prura plaçkat. Ai ndjenji muaj edhe ngriti një barakë te ky sheshi përpara banesave tona. Ne nuk e përdorim banjën tonë për arsye se ai e ka bllokuar atje tubin. Atje ku thotë ai që është puseta janë bashkuar ujërat e kuzhinës me të banjës e dalin në tub kryesor dhe derdhen aty ku derdhen. Nuk e përdorim banjën, përdorim banjën e gjitonit prej 1 viti e ca. As në oborr nuk dalim dot se ai thotë mos hidh ujë atje se unë do ta mbush gojën me fekale, më shan. I ka dalë burrit 2-3 herë përpara, e ndjek deri në mes të fshatit. Disa herë nuk ka shkuar në punë. Unë po e po. Me hedh fekale nga tarraca e tij se është shumë afër, është afruar shumë.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar disa prej momenteve, kur Zagoll Meçe kryen kundrejt fqinjëve dhe pronës së tyre, veprime të pahijshme duke hedhur fekale.

Zagoll Meçe: Hiq ujin, hiq murin! Kaq po të them! Hiq murin, hiq tubin!

Alije Driza, denoncuese: Ti po çpon tubin, je në vete, apo nuk je në vete?

Alije Driza, denoncuese: Ej, hiqi duart që atje, të thashë! Hiqi duart që atje, të thashë, re!

( I hedh fekale në fytyrë)      

Flamur Driza: Hap rrugën, se po shkoj në shtëpi! S’dua! ( I hedh fekale në fytyrë)

Flamur Driza: Faleminderit shumë!  Qëllo!

Zagoll Meçe: Të më hash…

Alije Driza, denoncuese: Të të ha… ty , pocaqi e ndyrë!

Zagoll Meçe: Ti e do në gojë!

Alije Driza, denoncuese: Ptu! Pocaqi e ndyrë! Shporru more haram!

Zagoll Meçe: Do t’u zhduk, pa qam, pa bam! Do t’u zhduk, thashë!

Sjellja agresive u reflektua edhe në momentin që gazetari i Stop ishte aty duke pyetur palët, teksa komshinjtë për pak agrovonin në sherr fizik.

Zagoll Meçe, përvec veprimeve të dhunës, përndjek dhe denigron fqinjët vazhdimisht.

Zagoll Meçe: Do ha … e kësaj unë? Më plas uji këtu. Të kam duruar shumë, të thashë!

Gazetari: Vetëm ruani qetësinë!

Zagoll Meçe: Nuk e ruajmë më jo, shoku!

Bashkëshortja e Zagollit: Na u sos durimi. Kemi një vit.

Gazetari: Po çfarë do bësh?

Bashkëshortja e Zagollit: Do vritemi.

Zagoll Meçe: Unë do bëj atë, që ia  kam thënë policisë, ja ku më ke!

Për këtë situatë, gazetari i Stop bisedoi administratorin e njësisë Qendër, Eraldi Qirio i cili ishte në dijeni të konfliktit mes fqinjëve. Ai thotë se është verifikuar rasti, por njësia nuk ka kanalizim të ujërave të zeza.

Eraldi Qirio, administrator Njësia Qendër: Në fillim fare ka qenë për pronat e tyre, të kufizimit të pronave të tyre dhe më pas çështja ka agravuar në një tubacion të ujrave të zeza. Ky tubacion i ujrave të zeza i shërbente familjes së z.Flamur Driza. Tubacioni është dëmtuar para disa kohëve, sic pretendon z.Flamur. Ne kemi verifikuar rastin në fjalë. Ne nuk kemi kanalizim të ujrave të zeza. I kemi rekomanduar qytetarit Flamur Driza që, sipas ligjit, duhet të bënte një gropë septike.Rastin në fjalë e kemi referuar edhe te bashkia edhe tek Ujësjellës Kanalizime.

Në këto kushte i është rekomanduar qytetarit Flamur Driza që të bënte një gropë septike. Çështja, sipas tij, është referuar në bashki dhe tek ujësjellës kanalizimet.

Ju sugjerojmë

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!
Kryesore

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!

7 Korrik, 2025 5:50 pm
Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Rajoni

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

7 Korrik, 2025 5:50 pm
“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!
Aktualitet

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!

7 Korrik, 2025 5:34 pm
GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
Aktualitet

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

7 Korrik, 2025 5:30 pm
Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit
Bota

Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit

7 Korrik, 2025 5:16 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve
Rajoni

Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

7 Korrik, 2025 5:00 pm
Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv
Aktualitet

Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv

7 Korrik, 2025 4:55 pm
Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura
Bota

Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura

7 Korrik, 2025 4:49 pm
1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi
Aktualitet

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

7 Korrik, 2025 4:34 pm
Para
Sa do të kushtojë? Topi i Artë i Maradonës del në akand

Sa do të kushtojë? Topi i Artë i Maradonës del në akand

Bënë thirrje për punësim, sistemohen 2 vëllezërit me nanizëm

Bënë thirrje për punësim, sistemohen 2 vëllezërit me nanizëm

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2024

TE FUNDIT

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!
7 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me kabinat e vendosura në Theth. Pas reagimit të Prokurosisë së Shkodrës, e...

Lexo më shumë

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
7 Korrik, 2025

Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistentët e tyre po i kushtojnë buxhetit të...

Lexo më shumë

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!
7 Korrik, 2025

"Fshati turistik në Theth" ngriti debate të shumta në opinionin publik ditën e sotme, ku fillimisht ishte kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
7 Korrik, 2025

GJKKO ka shpallur të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej nga SPAK për fshehje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com