Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të gjitha mesazhet e Ramës: Gati për dialog, iki kur ngrihet populli

2019/05/12 at 1:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Të gjitha mesazhet e Ramës: Gati për dialog, iki kur ngrihet populli

I gatshëm për dialog, por asnjë nga kërkesat e opozitës nuk plotësohet. Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat tha se është gati të ulet të bisedojë me kreun e opozitës Lulzim Bashën, madje tregoi dhe mesazhin që i kishte dërguar pasi dogjën mandatin.


Kryeministri tha se do të jepte dorëheqjen nëse populli do të ngrihej kundër tij, jo një pakicë e dhunshme, siç i cilësoi ai protestuesit. Nëse do të pranonte largimin e kërkuar nga opozita, atëherë sipas tij do krijohej një precedent i rrezikshëm. Një koment Rama e pati dhe për kreun e shtetit, Ilir Metën, për të cilin tha se kur protestohet ndihet në hall.

Duke vlerësuar rolin e policisë në protestën e së shtunës, Rama tha se incidenti që ndodhi me zyrtarin e PD-së Sahit Dollapin po keqpërdorej. Ai madje theksoi se Zoti Dollapi mund ta kishte pësuar me keq nëse do të ishte në një vend tjetër edhe me demokraci më të konsoliduar.

Rama për Ilir Metën: Nuk do doja kurrë të isha në vend të tij, ia qaj hallin

Presidenti në kohë protestash unë ia qaj hallin, sinqerisht, shoqërisht e miqësisht. Është jashtë kapaciteteve të mia për ta kuptuar situatën politike të tij, por ia qaj hallin realisht. Nuk do doja kurrë të isha në vend të tij, është në hall shumë të madh. Ka shumë të drejtë që nuk më ka thirrur asnjëherë për këtë çështje. Me gjithë ato që kanë ndodhur në pikëpamjeje e marrëdhënieve mbetem i solidarizuar me presidentin sa herë ndodhin protestat e opozitës.

Do pengohen zgjedhjet?! Rama: O fatkeq! Për fytyrat e Lulit, Saliut dhe fallxhores do futeni në burg?!

Ata që dje ishin mbledhur këtu dhe që ushtruan dhunë dhe që u sollën vërdallë 7 orë nëpër Tiranë si huliganë futbolli të dehur tapë dhe të dëshpëruar nga humbja, nuk janë as Shqipëria as demokratët shqiptarë. Të tillë mund të gjesh, mund dhe të paguash, mund edhe t’i mbledhësh aq sa ishin dje. Në Shqipëri 5500 qendra votimi, dhe mbi të gjitha edhe shumë nga ata në ditën e zgjedhjeve do të jenë informuar plotësisht se çfarë të ndodh nëse prek procesin zgjedhor, e ka kodi Penal, është shumë i qartë, është shkruar bashkë me PD kur ishte në qeveri dhe është një nga produktet më solide të konsensusit politike se çfarë do ndodh kush prek zgjedhjet. O fatkeq që merrni në sy edhe ndalimin nga policia, edhe ndëshkimin me heqje lirie për të hedhur molotov për llogari të Saliut, të Lulit, të Fallxhores, të të tjerëve me radhë, a e kuptoni se çfarë bëni? Qoftë edhe duke i parë njëherë pa i dëgjuar, mendoni se ato fytyra janë fytyrat e njerëzve që mendojnë një sekondë për ju? Vërtetë e mendoni këtë? O fatkeq, vërtetë e mendoni? Ata ishin në pushtet, por kur pushteti ishte i juaji?! Nëse i doni ata në pushtet të ndërtoni pa leje, të mos paguani ujë e drita, është tjetër gjë

Edi Rama: Pse nuk jap dorëheqjen

Nuk ka ndërkombëtarë që të ulet të negociojë me këta. Ca të negociosh. Për ne që jemi këtu, dialogohet patjetër. Ata mendojnë se ne jemi si ata, pasi mandatin e marrë nga qytetarët e konsiderojmë një leckë që mund ta grisim e shkelim si duam. Do të ishte shumë më normale që një kryeministër të mendonte edhe të largohej në kushte kur ka një problem të brendshëm, që nuk ka mundësi të garantoj mbështetje brenda grupit parlamentar për një situatë të caktuar. Po ku ka kryeministër, unë jo e jo, në planet që të mendojë një sekondë të vetme se mund t’i bëjë vendit dëmin e jashtëzakonshëm të pranimit të një precedenti të tillë. Nëse ky precedent do të realizohej në kulturën politike të një vendi atëherë çdo opozitë bën këtë. Hidh benzinë e vër shkrepëse dhe deklaro betejën për liri. Nuk ndodh por, fakti që ka shumë më tepër kohë televizive, kohë mediatike që konsumohet për Sahit Dollapin dhe shantazhimi i ambasadorit të OSBE nga element me potencialë të lartë kriminalë kalon si një flash duhet vetë të reflektojmë.

Rama tregon mesazhin që i dërgoi Bashës: Gati për dialog

Një mesazh kam për mikun tim rrugë-humbur. Kujtoje mesazhin që të kam shkruar, kur i ke hyrë kësaj rruge, ka kohë, shumë kohë më pare. Dhe po ta përsëris prapë nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë. Me shumë të drejtë llogarit ata që ndjekin, do të kërkojnë ty se nuk ka hile në botë që ta tërheq partinë e vetë nga stacioni i një alternative qeverisëse tek ky stacion që thoshe aman ik. Patjetër që unë jam aty gjithmonë, i gatshëm për dialog, për tu ulur e për të diskutuar. Ulemi flasin dhe s’ka asnjë diskutim që ato shqetësime t’i kthejmë në nisma ligjore, patjetër asnjë problem. Nëse kjo nuk është një luftë e ulët për të bërë një pazar, atëherë jemi në rregull. Çdo shqetësim, ulemi flasim ta diskutojmë negociojmë dhe vendosim. Përndryshe më herë se vonë, turpi do t’i ndjekë pas gjithë kohës

Rama: S’ka shans të na rrëzojnë, ja kur iki

Nuk ka shans që të rrezosh një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhje, ku ti ke qenë pjesë e qeverisë me këto forma. Nuk ka shanse, nuk ndodh. S’ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur as këtu. Në çdo protestë janë të pakët, sepse ka më shumë njerëz normalë. Edhe pse shumë nga ata duan largimin e kësaj qeverinë, nuk mbështesin dhunën, nuk mbështesin djegien e mandateve. Shumica është dhe mbetet qartësisht kundër. Por sa më pak bëhen, aq më të dhunshëm. Natyrisht shkojnë bashkë, po të jetë populli vjen këtu 150 mijë e nuk ikën nga këtu. Nëse populli shqiptar beson broçkullat e tyre, natyrisht që qeveria nuk rri dot. Nuk është kështu e s’ka për të qenë kurrë kështu për sa kohë unë jam këtu, e kjo forcë politike është në qeveri. Të gjithë e dinë mirë se ne jemi as të pagabueshëm, as pa gabime por ne jemi të vetmit që përpiqemi sa më mirë të bëjmë. Herë ia dalim, herë nuk ia dalim.

Edi Rama: Opozitë frikë nga drejtësia, nuk kanë çfarë na bëjnë

Ne nuk kemi ardhur në qeveri të bëjmë atë që bënin ata. Më kanë ardhur qindra mesazhe që më thonin “pse nuk i arrestonin?”. Nuk meritojnë plumbin, ata meritojnë ndëshkimin që jep drejtësia. Kërkojnë me të drejtë njerëzit ndëshkimin e këtyre rrugë humburve, që iu thotë mendja se mund të marrin peng dhe nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë, për shkak të ankthit të tyre në raport me drejtësinë. Flas për ata që janë koka e këtyre veprimtarie të paligjshme. Nuk e duan drejtësinë se i friken. Mendojnë se duke bllokuar integrimin, çeljen e negociatave do fitojnë. Kaq, jo nuk do fitojnë as kaq. Kur të humbasin me siguri dhe shumë nga ajo që kanë sot. Shumë nga mbështetja e pakicës që për arsyet e veta i ka ndjekur deri këtu. Nuk goditet qeveria jo nga qeveria, jo nga 7 orë po as nga 7 mijë orë. Goditet përveç policisë së shtetit, Shqipëria.

Edi Rama për Sahit Dollapin: Në sjelljen e Policisë së Shtetit ndaj protestave krahasim me të shkuarën nuk vlen për të thënë shikoni se sa mirë dhe se sa me dinjitet sillen dhe punon sot policia e shtetit. E shkuara na ka rezervuar kujtime shumë të rënda, që nuk kanë asnjë lidhje me asnjë standard të funksionimit të një policie shteti në një vend demokratik. Sot për shkak të histerisë me të cilën organizatorë, por dhe disa media e trajtuan incidentin me një nga organizatoret kryesorë të dhunës me detyron të kujtojë se kjo polici përpara pak kohësh në 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë, e jo më me bomba e me zjarr dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm. U urdhërua shkrehja e karikatorëve të kallashnikovëve ndaj protestuesve, u turr e gjithë trupa e FNSH dhe arrit të futej deri tek kullat përballë.  Do të kishte qenë perfeksion i gjithë qëndrimi i policisë, nëse ato dy tre sekonda dy punonjës policie nuk do të kishin goditur me shkop gome dikë që iku policisë me vrap. Dikush që i ikën policisë me vrap ka një arsye. Në vende me demokraci shumë të konsoliduar se e jona do e kishte pësuar shumë më keq. Mos harroni që të veprosh në ato kushte, të jesh në flakë e në presion shtazarak. Mirëkuptoj ata punonjës policie/Opinion.al

Etiketa: edi rama


Ju sugjerojmë

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Para
Rama: Çfarë i kam kërkuar Arta Markut e kreut të SHISH

Rama: Çfarë i kam kërkuar Arta Markut e kreut të SHISH

Stevo Pendarovski betohet si president i Maqedonisë së Veriut

Stevo Pendarovski betohet si president i Maqedonisë së Veriut

Rama thotë se në 21 janar nuk pati dhunë, por videot tregojnë të kundërtën

Rama thotë se në 21 janar nuk pati dhunë, por videot tregojnë të kundërtën
















TE FUNDIT

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com