Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, autorë të dyshuar për vrasjen e ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, janë lënë në burg nga gjykata.
Ata u arrestuan një ditë më parë nga policia, pas zbardhjes së krimit të ndodhur më 15 mars.
40-vjeçari Ilir Beqaraj akuzohet si autor i dyshuar i krimit, ndërsa 29-vjeçari Edison Haxhiu për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjen.
Sipas uniformave blu, automjeti i tip Golf i Edison Haxhiut është përdorur nga atentatorët e Gentjan Bejtas pasi ata i vendosën flakën makinës Land Rover, me të cilën shkuan në vendin e krimit.
Ilir Beqaraj, i cili është kushëriri i Ylli Brahimit (ky i fundit ushtar i Ervis Martinajt), mësohet se ka përdorur automjetin e Edison Haxhiu, ndërsa të dy raportohet se kanë lindur në Milot të Kurbinit dhe jetojnë në Tiranë.