Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dhënat/ Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

2017/08/17 at 2:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Të dhënat/ Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Savings

Paga mesatare mujore bruto për të gjithë të punësuarit në ekonominë shqiptare ra në 45,845 lekë në vitin 2016- nga 46,829 lekë që qe në vitin 2015, me një rënie neto prej 2.1 për qind, bëhet e ditur nga të dhënate reja statistikore të publikuara nga Instituti i Statistikave. Sipas të dhënave të INSTAT, rëniet më të mëdha në paga vërehen në profesionet e vështira si “shërbimet në shtëpi”, “bujqësia”, “industria përpunuese” dhe “art, argëtim e zbavitje”.


Paga bruto nënkupton pagën netoplus sigurimet shoqërore e shëndetësore si dhe tatimin mbi të ardhurat, të cilat të punësuarit i paguajnë në mënyrë indirekte pasi u mbahen nga paga nga ana e punëdhënësit, i cili ka për detyrë t’i derdhëato në degën e thesarit. Shqipëria nuk ka aktualisht tatim mbi të ardhurat personale për pagat deri në 30 mijë lekë ndërsa për pagat nga 30 mijë deri në 130 mijë lekë paguhet TAP në masën 13 për qind. Aktualisht është e pamundur që të shikohet ecuria e pagave në periudha para vitit 2015 për shkak se kjo është hera e parë që INSTAT publikon të dhëna të kësaj natyre.

Të dhënat e publikuara mbështeten në deklarimet tatimore të subjekteve tatimpaguese si dhe përpunimeve statistikore të INSTAT. Sipas këtyre të dhënave, akomodimi dhe shërbimi i ushqimit është profesioni më i keqpaguar në Shqipëri. Gjatë vitit të kaluar, paga bruto në këtë sektor qe vetëm 25 mijë lekë. Shërbimet në shtëpi janë profesioni i dytëmë i keqpaguar në ekonominë shqiptare. Paga në këtë sektor qe vetëm 29 mijë lekë në vitin 2016 dhe është ulur me 12 për qind në krahasim me vitin 2015.

Industria përpunuese është sektori tjetër me paga më të ulëta. Më 2016, paga mesatare në këtë sektor ku përfshihen fabrikat e veshjeve e të tjera qenë bruto në masën 31,400 lekë. Aktiviteti ekonomik me paga mesatare më të larta është”Aktivitete të organizatave ndërkombëtare”, ku punonjësit marrin mesatarisht 125 mijë lekë. Sektori tjetër i mirëpaguar është”Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit”, ku përfshihen bankat, kompanitë e sigurimit e shërbime të tjera financiare. Gjatë vitit 2016, paga mesatare bruto në këtë sektor qe 97,962 lekë dhe u rrit me 2.5 për qind në krahasim me vitin 2015.

Paga mesatare 2015-2016 sipas INSTAT

Sektori i “Informacionit dhe Telekomunikacionit” shënon gjithashtu paga të larta, ku paga mesatare bruto gjatë vitit 2016 qe 70 mijë lekë. Megjithatë, ky sektor ka pësuar rënie 2 për qind në krahasim me vitin 2015. Sektori me rritjen më të lartë të pagave gjatë vitit të kaluar qe sektori i “Aktiviteteve Profesionale, Shkencore dhe Teknike”, ku pagat u rritën me 11 për qind. Paga mesatare në këtë sektor, ku përfshihen edhe universitetet, arriti në 69 mijë lekë nga 61 mijë që qe më 2015.

Sektori tjetër, “Furnizimi me Energji Elektrike, Gaz e Avull dhe me Ajër të Kondicionuar,” i cili përbëhet në praktikë nga ndërmarrjet shtetërore KESH, OST e OSHEE, mori një rritje page prej 8 për qind në vitin 2016. Të ndara sipas pronësisë së ndërmarrjes, të dhënat e INSTAT tregojnë se në ndërmarrjet shtetërore paga mesatare aktuale është 55 mijë lekë, ndërsa në ndërmarrjet private shqiptare është 34 mijë lekë. Pagat më të larta gjenden te ndërmarrjet nën pronësi të huaj prej 69 mijë lekësh.

Rritje ekonomike dhe rënie pagash

Zyrtarisht, Shqipëria përjetoi rritje ekonomike më të lartënë vitin 2016 se në 2015-ën, një tregues ky që shërben për të argumentuar se ekonomia po rimëkëmbet dhe punët po ecin për mbarë. Në vlerësimin e vet paraprak, INSTAT deklaroi se në vitin 2016, ekonomia u rrit me 3.5 për qind, një rritje krahasimisht më e lartë se sa vitet e mëparshme. Megjithatë, në të njëjtën periudhë, inflacioni shënoi nivelin 1.3 për qind, më i ulëti në afro dy dekada.

Rënia nominale e pagave në ekonomi tregon nga njëra anë vështirësitë e mëdha ekonomike të përjetuara nga ndërmarrjet gjatë vitit 2016, ndërsa shpjegon nga ana tjetër normën shumë të ulët të inflacionit gjatë këtij viti si dhe aspektin disfunksional të rritjes ekonomike. Ndonëse rritja ekonomike mund të jetë pak a shumë 3.5 për qind, kjo rritje ekonomike nuk është përkthyer në paga më të larta për të punësuarit për shkak se konsiderohet rritje ekonomike e përqendruar në pak aktivitete masive ndërtimi si gazsjellësi TransAdriatik apo hidrocentrali i Devollit, projekte që kanë pak ndikim në ekonominë reale të shqiptarëve.

Norma shumë e ulët e inflacionit gjatë vitit 2016 zyrtarisht nuk konsiderohet të jetë shkaktuar nga rënia e konsumit të brendshëm, por argumentohet se në një masë të konsiderueshme është shkaktuar nga rënia e çmimeve të importit. Megjithatë, për një ekonomi të re dhe të varfër si Shqipëria, rënia nominale e pagave është një fenomen i pazakontë që tregun me vështirësi të konsiderueshme ekonomike. Mungesa e analizës për shkaqet reale të kësaj vështirësie ekonomike dhe fshehja pas shifrës boshe të rritjes së PBB-së me 3.5 për qind me gjasë e mbyll shtegun për marrjen e masave reale për zgjidhjen e problemeve./ Gjergj Erebara BIRN

 

Etiketa: 2016paga mesatarerenie te ndjeshmeshqiperi


Ju sugjerojmë

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit
Kryesore

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit

2 Shkurt, 2026 10:52 am
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
Kronikë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

2 Shkurt, 2026 9:09 am
Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
Aktualitet

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

2 Shkurt, 2026 9:03 am
Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
Aktualitet

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

2 Shkurt, 2026 8:47 am
Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
Bota

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

2 Shkurt, 2026 8:27 am
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
Bota

U përmend në dosjen “Epstein”, reagon Elon Musk: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

2 Shkurt, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shkurt, 2026 8:25 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shkurt, 2026 8:24 am
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Para
Akuzat e Vasilit: Nëse parat e drogës nuk do ishin futur në zgjedhje, LSI do kishte dyfishuar rezultatin

Akuzat e Vasilit: Nëse parat e drogës nuk do ishin futur në zgjedhje, LSI do kishte dyfishuar rezultatin

Reportazhi në tv gjerman/ Prekëse: Deportohet familja shqiptare, gjermanët i japin lamtumirën me lot

Reportazhi në tv gjerman/ Prekëse: Deportohet familja shqiptare, gjermanët i japin lamtumirën me lot

Përplasje për Big Ben: Jo katër vjet heshtje e kambanës

Përplasje për Big Ben: Jo katër vjet heshtje e kambanës
















TE FUNDIT

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit
2 Shkurt, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka është dëbuar dy herë nga Greqia, duke kërkuar që...

Lexo më shumë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
2 Shkurt, 2026

Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmë në Lezhë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv nuk ka qenë berberi...

Lexo më shumë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
2 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se gjykatësit, me kërkesën e tyre për rritje pagash, duan t'i imponohen parlamentit dhe qeverisë, dy...

Lexo më shumë

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
2 Shkurt, 2026

Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama dekaroi se gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t'u kushtonte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com