Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dhënat amerikane nuk mbështesin pretendimet e zotit Trump mbi shpenzimet për Ukrainën

2025/02/20 at 9:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të dhënat amerikane nuk mbështesin pretendimet e zotit Trump mbi shpenzimet për Ukrainën

Presidenti Donald Trump përsëriti të mërkurën pretendimin se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 350 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë – një shifër më e lartë se të dhënat e regjistruara nga Departamenti i Mbrojtjes dhe grupi mbikëqyrës ndërinstitucional që gjurmon shpenzimet për Ukrainën.


Që nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainë në 2022, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një fond prej rreth 183 miliardë dollarësh për Ukrainën, sipas grupit mbikëqyrës ndërinstitucional që është përgjegjës për hartimin e raporteve që i dërgohen Kongresit.

Nga kjo shifër, Pentagoni i konfirmoi Zërit të Amerikës se SHBA-të kanë lëvruar 65.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake në Ukrainë, ndërsa 3.9 miliardë dollarë të tjerë, të autorizuar nga Kongresi si ndihmë ushtarake për Kievin, nuk janë shpenzuar akoma.

Rreth 58 miliardë dollarë, nga totali prej 183 miliardë dollarësh për Ukrainën, janë shpenzuar në SHBA, duke shkuar drejtpërdrejt për forcimin e industrisë amerikane të mbrojtjes, qoftë duke zëvendësuar armatimet e vjetra që i janë dhënë Kievit me armë të reja të prodhuara nga Amerika, duke blerë armë të reja të prodhuara në SHBA për Kievin, ose duke bërë investime të drejtpërdrejta në industrinë ushtarake amerikane.

Zëri i Amerikës i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të qartësonte komentet e Presidentit Trump, duke kërkuar në mënyrë specifike dokumentacionin lidhur me mospërputhjen e të dhënave. Shtëpia e Bardhë u përgjigj duke i kërkuar Zërit të Amerikës t’i referohej deklaratave të Presidentit.

Në një postim të bërë të mërkurën në rrjetin e tij Truth Social, Presidenti Trump e cilësoi Presidentin Zelenksyy “një komedian me sukses modest”, i cili “arriti të bindte Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të shpenzonin 350 miliardë dollarë, për të hyrë në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të kishte filluar kurrë, por një luftë që ai (Zelenskyy), pa SHBA dhe “TRUMP”, nuk do të mund ta zgjidhte kurrë. Një diktator i pazgjedhur që më mirë të veprojë me shpejtësi, ndryshe nuk do t’i mbetet më shtet”.

Presidenti Zelenskyy u tha gazetarëve ukrainas të mërkurën se kostoja totale e luftës që nga shkurti 2022 ishte rreth 320 miliardë dollarë.

“Njëqind e njëzet miliardë e kësaj shume vjen nga ne, populli i Ukrainës, taksapaguesit dhe 200 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, tha Presidenti Zelensky. “Kjo është kostoja e armatimeve. Kjo është paketa e armatimeve – 320 miliardë dollarë”.

Presidenti Trump, i cili e ka përmendur disa herë shifrën prej 350 miliardë dollarësh, shkruajti gjithashtu të mërkurën në median e tij sociale se “Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 200 miliardë dollarë më shumë se Evropa dhe paratë e Evropës janë të garantuara, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin asgjë në këmbim”.

Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, një organizatë jofitimprurëse gjermane që regjistron ndihmat ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën, thotë se vendet evropiane – në veçanti BE-ja, Britania, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra – kanë dhënë në total rreth 140 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 120 miliardë dollarë ndihma në total. Në këtë total përfshihen ndihmat ushtarake, humanitare dhe financiare për Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 2 miliardë dollarë më shumë se Evropa në ndihma ushtarake për Ukrainën, por “donatorët evropianë kanë qenë burimi kryesor i ndihmës për Ukrainën që nga viti 2022, në veçanti kur bëhet fjalë për ndihma financiare dhe humanitare”, thuhet në raportin më të fundit të institutit të publikuar javën e kaluar.

Ndihma për Ukrainën përbën një pjesë shumë të vogël të prodhimit të brendshëm bruto të disa vendeve. Për shembull, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania kanë mobilizuar më pak se 0.2% të PBB-së së tyre për të mbështetur Kievin, ndërsa kontributet e Francës, Italisë dhe Spanjës për Ukrainën janë sa 0.1% e PBB-së së tyre.

Përllogaritjet e buxhetit të qeverisë amerikane janë komplekse dhe shpenzimet janë të përmasave masive. Sipas një programi që gjurmon në kohë reale shpenzimet e qeverisë amerikane, qeveria ka shpenzuar rreth 2.4 trilionë dollarë në pjesën e parë të vitit fiskal 2025. Në vitin pararendës shpenzimet ishin në 6.75 trilionë dollarë për gjithë vitin.

Studiuesit kundërshtojnë saktësinë e shifrave të dhëna nga Presidenti Trump.

“Shifra nuk është e vërtetë”, tha Liana Fix, studiuese për Evropën në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë. “Është e mundshme që të gjurmohen se sa kanë shpenzuar Shtetet e Bashkuara për Ukrainën”./ VOA



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Milori: PD do e luajë fort kartën “Soros”, por…

Milori: PD do e luajë fort kartën “Soros”, por…

Kash Patel emërohet drejtor i Byrosë Federale të Hetimeve

Kash Patel emërohet drejtor i Byrosë Federale të Hetimeve

Gazetarja Mirela Milori në ‘Opinion’: Jemi lodra në duart e burokratëve obezë!

Gazetarja Mirela Milori në 'Opinion': Jemi lodra në duart e burokratëve obezë!
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com