Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të dëshmojë përgjegjësi e pjekuri”, Spiropali në ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit: Opozita të na bashkohet në komisione 

2024/06/30 at 5:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“SPAK heton politikanët!” Spiropali-Bashës: E kemi lënë të lirë nga kontrolli politik, për të hetuar dhe hequr imunitete

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh në rrjetet  sociale në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit. 

Spiropali shprehet “uroj të mësojmë nga historia” duke theksuar se historia na ka dëshmuar se debatet më të forta dhe jetëgjata janë ato me fjalët me të zgjedhura, se Kuvendi nuk është arenë e fjalës pa fre, po freri i çdo lloj abuzimi me fjalën, se të jesh përfaqësues i popullit tënd nuk është vetëm detyrë partie, por mbi të gjitha e gjithçka detyrë Shqipërie, dhe se funksionet ligjvënëse, monitoruese e mbikqyrëse të Kuvendit nuk janë fjalë goje, por detyra që marrin vlerë vetëm kur kanë për qëllim të vërtetën. 

Ajo po ashtu shkruan se Shqipëria 2030 në Bashkimin Evropian nuk është një slogan elektoral, por një angazhim kombëtar plotësisht i realizueshëm. 

Ministrja po ashtu fton opozitën që t’i bashkohet mazhorancës në komisione, për të dëshmuar përgjegjësi e pjekuri në prag të mbylljes së sesionit parlamentar. 

Në përfundim, Spiropali shton se ”sesioni tjetër, një hap më pranë zgjedhjeve, uroj të mos shtojë nxehtësinë, por cilësinë e punës së Kuvendit tonë të përbashkët”. 

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, uroj të mësojmë nga historia. 

Ajo na ka dëshmuar se debatet më të forta dhe më jetëgjata janë ato me fjalët më të zgjedhura, se Kuvendi nuk është arenë e fjalës pa fre, po freri i çdo lloj abuzimi me fjalën, se të jesh përfaqësues i popullit tënd nuk është vetëm detyrë partie, por mbi të gjitha e gjithçka detyrë Shqipërie, dhe se funksionet ligjvënëse, monitoruese e mbikqyrëse të Kuvendit nuk janë fjalë goje, por detyra që marrin vlerë vetëm kur kanë për qëllim të vërtetën. 

🇦🇱Shqipëria2030 në Bashkimin Europian🇪🇺 nuk është slogan elektoral, por angazhim kombëtar plotësisht i realizueshëm. 

Uroj që opozita të kuptojë e të brendësojë rëndësinë e saj duke parë përtej penxhereve e hekurave që ia pamundësojnë vështrimin e horizonteve më të gjera e të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, Antikorrupsionin dhe në Komisionin për Dezinformimin, duke dëshmuar përgjegjësi e pjekuri në këtë prag mbylljeje të sesionit parlamentar. 

Sesioni tjetër, një hap më pranë zgjedhjeve, uroj të mos shtojë nxehtësinë, por cilësinë e punës së Kuvendit tonë të përbashkët”,-shprehet Spiropali. 

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Basti më emocionues ku nuk humbi askush, familja ribashkohet pas 11 vitesh 

Basti më emocionues ku nuk humbi askush, familja ribashkohet pas 11 vitesh 

Greqia në përballje me zjarret, autoritetet largojnë banorët nga banesat (Video) 

Greqia në përballje me zjarret, autoritetet largojnë banorët nga banesat (Video) 

Zgjedhjet në SHBA/ Kë do të zgjedhë Trump për postin e nënpresidentit? 

Zgjedhjet në SHBA/ Kë do të zgjedhë Trump për postin e nënpresidentit? 

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com