Dy të rinj, njëri nga Elbasani dhe tjetri nga Librazhdi janë arrestuar sot nga policia pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për disa të tjerë.
Në pranga kanë rënë Adi Hoxholli 24 vjec banues në Elbasan dhe Albert Zeneli banues në Librazhd.
Arrestimi i 24 vjeçarit u bë pasi kundërshtoi punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Komisariatit Elbasan ndërsa 37 vjeçari në gjendje të dehur në ambientet e komisariatit Librazhd ka kundërshtuar me forcë punonjësit e komisariatit.