Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka, nën akuzë për ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi.
Mësohet se dy të akuzuarit kanë mohuar akuzat.
Kujtojmë se biznesmeni u qëllua nga një pistoletë moderne me silenciator sapo kishte dalë nga hyrja e pallatit në oborrin e ndërtesës.
Polici Shkëlqim Duka ishte pozicionuar në këtë pallat në një distancë rreth 30 metrash larg nga viktima. Duke qenë se aftësitë e tij në qitje ishin të larta, ai e ekzekutoi viktimën vetëm me një plumb.