Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TCH: Kemi parë e-mail e Tahirit, amerikanët ndërmjetësuan Byronë

2016/02/13 at 12:46 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video Zëri i Amerikës/ Ambasadori Lu: Ja pse kam zgjedhur tu flas shqip shqiptarëve

Deklarata e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit për marrëveshje mes palëve ditën e hënë për Byronë Kombëtare të Hetimit solli në mbremjen e së enjtes reagimin e Partise Demokratike.

“PD deklaron se 23 dhjetori është dita e fundit që komunikoi me SHBA për BKH. Është dakordësuar që drafti i BKH duhet të reflektojë rekomandimin e 90-të të Venecias dhe të shmangë çdo drejtim nga autoritetet jashtë Prokurorisë”, thuhej në reagim.

Pra, gjithçka duket se ka ndodhur mes këtyre dy datave. Por le t’i marrim gjërat me radhë, duke filluar pikërisht nga 23 dhjetori. Arkivi politik i asaj dite tregon se ambasadori amerikan Donald Lu ka takuar në mënyrë të veçantë, fillimisht Sali Berishën dhe më pas, Lulzim Bashën.

Të dy u shprehën entuziastë atë ditë për rekomandimet e Venecias, por asnjëri nuk e përmendi Byronë e Hetimit. Por, një muaj më vonë…

“Edhe për çështjet që kemi rënë dakord Edi Rama zvarritet. Pse nuk e jep dakordësinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete?”, do të deklaronte Basha më 27 janar.

Ky provokim i Bashës u mbështet menjëherë pasdite nga amerikanët. Për Top Channel, ambasada deklaroi: “Byroja Kombëtare e Hetimit dhe reforma e gjyqësorit janë të dyja përparësi të nevojshme. Kemi ofruar asistencë teknike për draftin dhe qëndrojmë të gatshëm për ta ndihmuar Shqipërinë për të krijuar dhe trajnuar Byronë Kombëtare të Hetimit, bazuar në FBI-në amerikane, e cila do të përforconte kapacitetet e Shqipërisë për të hetuar korrupsionin. Jemi të kënaqur që të gjitha partitë kryesore janë shprehur në mbështetje të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Tani është koha që kjo mbështetje të kthehet në veprime konkrete që do ta bëjnë Byronë Kombëtare të Hetimit një realitet”.

Qeveria nuk reagoi deri më 8 shkurt, dita e fundit kur, sipas Tahirit, palët janë dakordësuar për draftin final të Byrosë. Top Channel ka mësuar se pikërisht paraditen e 8 shkurtit, një email ka mbërritur në kabinetin e ministrit të Brendshëm.

Ky email përmbante draftin e projektligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, i cili më pas do të kalonte në mbledhjen e qeverisë. Këtë e pohoi dhe vetë ministri në Kuvend.

“Unë e kam me shkrim, me email-e, të shkruara. I kam në email-in tim me shkrim se si keni rënë ju dakord. Çfarë doni tani, t’ja u nxjerr dhe të them ja ku keni rënë dakord”, deklaroi Tahiri në Parlament.

Por, ajo që Tahiri nuk thotë është se nga ka ardhur ky mesazh. Por Top Channel e ka parë këtë email si dhe adresën nga ai ka ardhur, nga Ambasada Amerikane. Email-i përmban si material projektligjin dhe shoqërohej ndër të tjera nga këto fjalë:

“Në këtë email gjeni projektin final të ligjit për BKH-në, hartuar nga OPDAT dhe me DAKORTËSINË e Partisë Demokratike”.

Nga përmbajtja e tij duket qartë se amerikanët kanë marrë një “ok” final nga selia blu. Aty ku një ditë më pas, për herë të parë zyrtarisht Lu dhe Vlahutin u takuan së bashku me Bashën dhe Berishën.

Por ndërsa Tahiri, Rama dhe Berisha kanë folur për këto negociata, Basha disi më pak, i vetmi që duket se ka ruajtur paktin e heshtjes është ambasadori i Shteteve të Bashkuara. Ndoshta, i ngarkuar me axhendën e sekretarit Kerry, ai nuk ka folur për këtë ngjarje.

Dhe nëse Donald Lu flet, sidomos për çfarë ka ndodhur ditën e hënë e të martë më 8 dhe 9 shkurt, nga email-i i dërguar nga ambasada që ai drejton, e deri tek takimet e tij te PD, atëherë të gjithë ne mund të kuptojmë më mirë, se cila nga tre palët gënjen për këtë furtunë në gotë që turbulloi politikën për dy javë rresht.

/ Top Channel

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Reforma ne drejtesi LSI rrezon PS! Bie drafti…

'The Economist' skanon Ramën, Metën dhe Bashën

Foto/ Ja vizita e Princit të Wellsit në Durrësin e viteve 1800

Foto/ Ja vizita e Princit të Wellsit në Durrësin e viteve 1800

Byroja e Hetimit, Tahiri sfidon Bashën: Nxirr draftin për të cilin ramë dakord (video)

Byroja e Hetimit, Tahiri sfidon Bashën: Nxirr draftin për të cilin ramë dakord (video)

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com