Taulant Xhaka është zëvendësimi i parë i De Biasit në ndeshjen me Zvicrën, ku Shqipëria vazhdon të jetë në disavantazh dhe të luajë me 10 lojtarë. Këtu merr fund edhe historia në këtë Europian e dy vëllezërve që luajnë me dy kombëtare të ndryshme. Taulanti që luan për Shqipërinë dhe Granitit që luan për Zvicrën.