Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka rinovuar kontratën me ekipin zviceran Basel, deri në vitin 2021, derisa kontrata aktuale skadonte në vitin 2018.
Basel bëri të ditur lajmin edhe në ekranin gjigant të stadiumitt, foto të cilën tani Xhaka e ka postuar në Instagram, ku ka shkruar: “Përgjithmonë kuq e kaltër. Krenar që jam pjesë e Baselit, fansat janë të mrekullueshëm, faleminderit”.