Taulant Xhaka mund të kalojë shumë shpejt te Fiorentina në Serina A italiane. Fiorentinët kërkojnë me çdo kusht të rikthejnë titullin kampion në shtëpi, ndaj po kërkojnë përforcime
Cilësitë e Xhakës i njëh mirë trajneri i Fiorentinës Paulo Soza, që e kërkoi edhe gjatë verës lojtarin e kombëtares shqiptare. Sipas zviceranes Blick, drejtuesit e ekipit italian janë gati të ofrojnë 45 milion franga për të përfituar shërbimet e Taulant Xhakës, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2018 me Bazelin.
Ndëkorhë tek Bazeli nuk kanë dëshirë ta lëshojë fort lehtë, madje drejtori sportiv i kuqebluve është shprehur se nuk e di se çfarë ka në plan Fiorentina por ata e shohin Xhakën pjesë të ekipit të tyre edhe në fazën e dytë.
“Unë nuk e di se çfarë ka në plan Fiorentina, por ne planifikojmë që Xhaka të jetë me ne edhe në fazën e dytë” është shprehur Georg Heitz për Blick në lidhje me ofertën e mundshme të Fiorentinës.
Trajneri Fisher e ka pjesë të planeve të tij Xhakën , teksa lojtari është gjithmonë pjesë e formacionit bazë të Bazel, por oferta e duhur e klubit violë mund ta dërgojë Xhakën në Seria A. (Sportal.al)