E ardhmja e Taulant Xhakës do vazhdojë të jetë te Baseli. E gjitha kjo pasi ylli Kombëtares së Shqipërisë ka rinovuar kontratën me klubin zviceran.
Me këtë Baseli ka konfirmuar se 25-vjeçari do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2021
Vlen të theksohet se Baseli është kampion aktual i Zvicrës dhe kështu ka siguruar edhe grupet në Ligën e Kampionëve. Për Xhakën ishin të interesuar disa skuadra italiane.