TIRANË- Dy punonjës të administratës shtetëtore, përkatësisht një tatimor dhe një zjarrfikës janë kapur mbrëmë me drogë e armë të ftohta.
Policia bën të dittur se “gjatë mbrëmjes së djeshme forcat Shqiponja kanë vënë nën pranga 4 persona, mes tyre edhe një inspektor tatimesh dhe një zjarrfikës. Arrestimi i tyre u krye pasi u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material një sasi lende narkotike kanabis sativa si edhe armë të ftohta”.