Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tashmë zyrtare, shtohen dy taksa të reja në 2017-n. Ja kush preket

2016/11/25 at 8:49 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tashmë zyrtare, shtohen dy taksa të reja në 2017-n. Ja kush preket

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, akciza e gazit për makinat do të jetë 13 lekë për litër, ndërsa taksa e luksit do të paguhet nga makinat me vlerë 5 milionë lekë, nga 7 milionë që është aktualisht. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje në parim vetëm me votat e maxhorancës paketën fiskale për vitin e ardhshëm.


Paketa fiskale përfshin edhe ulje të rentës minerale nga 6 për qind në 3 për qind, ulje të akcizës për duhanin vendas nga 4400 lekë/kg në 2500 lekë/kg, si dhe zerim të tarifave doganore për industrinë e fasonëve, që aktualisht janë 2 deri në 15 për qind. Paketa fiskale u prezantua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili i cilësoi ndryshimet disiplinuese dhe nuk kanë si qëllim rritjen e të ardhurave.

“Paketa është modeste në influencën e të ardhurave, gatigati e papërfillshme. Ne kemi planifikuar 27 miliardë lekë të ardhura më shumë në 2017-n dhe i gjithë kontributi është nga rritja ekonomike dhe përmirë- simi i miradministrimit”, u shpreh ministri i Financave. Opozita votoi kundër paketës fiskale, pasi, sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, paketa fiskale është klienteliste dhe nxit evazionin.

Deputeti i opozitës, Bode, u shpreh se aplikimi i akcizës së gazit, jo vetëm rëndon qytetarët, por shton edhe premisat e evazionit. “Vendosja e akcizës së gazit çorodit tregun dhe shton premisat për evazion fiskal. Nuk është koha për të rritur akcizën e gazit në treg, pasi përdoret nga familjarët”, u shpreh Bode. Ministri i Financave, Ahmetaj, shpjegoi se nuk do të ketë rritje të gazit që përdoret nga familjarët.

“Nuk më takon të përdor fjalë përtej kuadrit zyrtar si çoroditëse, por për gazin të jemi korrektë. Nuk kemi vendosur akcizë të gazit që përdoret nga familjarët, për gatim apo ngrohje, dhe nuk do ta bëjmë këtë gjë, e vendosim vetëm për automjetet”, tha Ahmetaj. Ministri sqaroi se ndryshimet do të rrisin sigurinë e mbushjes së bombolave të gazit nga familjarët.

“Është një korrektim edhe për çështjet e sigurisë për qytetarët, ku për automjetet mbushja e gazit do të jetë vetëm në pikat e benzinatës. Për qytetarët, pikat e mbushjes së gazit do të jenë specifike me elemente shtesë sigurie. Orientimi është kërkuar Ministria e Energjetikës. Nëpërmjet destinimit të pikave të mbushjes së gazit për makinat dhe veç për qytetarët kemi dy elemente, sigurinë dhe mundësinë e uljes apo zerimit të evazionit”, u shpreh ministri.

 



Ju sugjerojmë

Gabimet gjatë pandemisë/ Bundestagu gjerman do formojë një komision hetimor
Bota

Gabimet gjatë pandemisë/ Bundestagu gjerman do formojë një komision hetimor

11 Qershor, 2025 9:16 am
Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?
Bota

Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?

11 Qershor, 2025 9:05 am
Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta
Bota

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

11 Qershor, 2025 8:58 am
(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë
Aktualitet

(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

11 Qershor, 2025 8:53 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Shkodër/ Kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve 19 vjeçari

11 Qershor, 2025 8:46 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi në Kosovë, sot tentativa e 30-të për konstituimin e Kuvendit

11 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 8:45 am
E trishtë/Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori i njohur Leka Bungo
Aktualitet

E trishtë/Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori i njohur Leka Bungo

11 Qershor, 2025 8:43 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 8:16 am
Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Para
Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 25 nëntor 2016

Fotolajm/ Kur mblidhet familja Mamaqi në ….

Çfarë bënte Ermal Mamaqi 17 vjet më parë? Shikoni këtë video të rrallë...

Profil/ Hamalli i varfër nga Gjilani që komandon shqiptarët e ISIS

Profil/ Hamalli i varfër nga Gjilani që komandon shqiptarët e ISIS
















TE FUNDIT

Gabimet gjatë pandemisë/ Bundestagu gjerman do formojë një komision hetimor

Gabimet gjatë pandemisë/ Bundestagu gjerman do formojë një komision hetimor
11 Qershor, 2025

Dy vjet pasi u hoq gjendja e jashtëzakonshme e vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, Bundestagu ka njoftuar se...

Lexo më shumë

Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?

Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?
11 Qershor, 2025

Në Nicën franceze po zhvillohet Konferenca e tretë e Oqeaneve e OKB-së. Ndryshimi i klimës, plastika, mbipeshkimi – detrat janë...

Lexo më shumë

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta
11 Qershor, 2025

Fondacionet e lidhura me ish-presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kanë grumbulluar rreth 850 milionë dollarë që nga fillimi i pushtimit...

Lexo më shumë

(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë
11 Qershor, 2025

Në postimet në rrjetet sociale, kryeministri Rama ndan pamje nga pika turistike por dhe ato të bregdetit, duke i promovuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com