Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga filmi i animuar “Ilira” i realizuar në vitin 1983. Në komentin e tij mbi videon, Rama shkruan se ky film i animuar tashmë është restauruar dhe është e mundur të shihet në 4K.
“MIRËMËNGJES dhe me disa sekuenca të një prej filmave të animuar shqiptar “Ilira” realizuar në 1983, tanimë i restauruar në 4K, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri.