Teksa ditën e djeshme Universiteti i Mjekësisë njoftoi koston e studimit prej 2300 Euro në vit që do duhet të paguajnë studentet nëse refuzojnë të firmosin kontratën që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri, këta të fundit kanë dalë sërish në protestë.
Sikurse ditët e tjera edhe këtë të mërkurë ata protestuan në ambientet e fakultetit, dhe më pas janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit.
Me pankarta dhe thirrje të ndryshme, të rinjtë kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve ose në të kundërt të paguajë tarifën e plotë të shkollimit.
“Nuk dorëzohemi para padrejtësisë“, ishte thirrja që shoqëroi marshimin e studentëve.