Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tarifat/ 9 rrugë kombëtare do të bëhen me pagesë

2016/06/02 at 6:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tarifat/ 9 rrugë kombëtare do të bëhen me pagesë

Infrastruktura rrugore ka qenë një nga problematikat e vendit tonë. E për këtë qëllim qeveritë ndër vite, kanë investuar miliona euro për ndërtimin e tyre nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Ndërtimi ishte vetëm pjesa e parë që mori paratë e taksapaguesve shqiptare.


Çdo vit qeveria shqiptare investon rreth 40 milion dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare, dhe vetëm për Rrugën e Kombit shkojnë 20 milion dollarë. Në këto kushte qeveria ka një tjetër plan. Dhënien e rrugëve kombëtare me konçesion. Për këtë qëllim qeveria në fillim të 2015 ka firmosur marrëveshjen e “Strategjisë shqiptare të taksimit rrugor”, firmosur me BERZH, me vlerën 149.117 Euro.

BERZH-it i është dashur plot një vit për të hartuar strategjinë e taksimit rrugor për vendin tonë. Në draftin e BERZH sugjerohet që të tarifohen 9 rrugë, por për zbatim të menjëhershëm rekomandohet Tiranë­Durrës, Milot­Morinë, Tiranë­ Elbasan dhe Rruga e Arbrit, që ende s’ka përfunduar.

Ndërkohë është hapur tenderi vetëm për njërën nga rrugët, atë të Kombit. Do të jetë një Komision Vlerësimi Teknik, i ngritur pranë Ministrisë së Transporteve ai që do të bëjë vlerësimin për kompanitë pjesmarrëse. Ky Komision Teknik mësohet se ka asistencën e Bankës Botërore, i cili do të pas përzgjedhjes së kompanisë fituese do ia paraqesë qeverisë vendimin. Është qeveria ajo që me anë të një VKM do të shpallë më pas fituesin e marrjen me koncesion të rrugës së kombit.

Ndërkohë BERZH në draftin e saj ka paraqitur dhe mënyrën e implementimit të sistemit të tarifimit.

Për vendin tonë është menduar sistemi i hapur për pagesën e tarifave, e cila ofron sheshe tarifore në intervale përgjatë shtrirjes kryesore të autostradës.

Por sa do të jenë tarifat për secilën nga automjetet që do të përdorin këto rrugë në rast se do të hyjë në fuqi ky vendim, këtë mund ta shikoni në tabelën e mëposhtme:

Me hyrjen në fyqi të këtij vendimi, qytetarët do të paguajnë kompanitë private për të mirëmbajtur rrugët kombëtare. Në fakt një taksim i tillë do të ishte pagesë e dyfishtë për qytetarët shqiptarë, pasi ata çdo vit paguajnë taksën e qarkullimit rrugor, e cila shkon pikërisht për mirëmbajtjen e rrugëve.

Taksa e qarkullimit paguahet çdo vit nga përdoruesit e automjeteve, ndërkohë që kjo taksë është rritur vit pas viti në kurriz të qytetarëve. Niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Taksa sipas automjeteve, ku përfshihen autoveturat 4+1 deri në 8+1, fillon nga 2.400 deri në 4.800 lekë. Taksën më të lartë e kanë mjetet rrugore të veçanta mbi 18 tonë, e cila arrin në 8.000 lekë në vit.

Nga një analizë e thjeshtë del se qyetarët shqiptarë do të paguajnë tre herë për një rrugë, një herë kur u ndërtua, çdo vit taksën për qarkullimin rrugor, e tashmë duhet të përgaditen të paguajnë dhe kompanitë private që do t’i mirëmbajnë. Tashmë kërkohet që shteti të marrë përsipër që të mbrojë qytetarët, të vendosë ose taksën për kompanitë private ose taksën vjetore për qarkullimin rrugor./intv/

 



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
Aktualitet

Vota e diasporës, “betejë” mes PD e Mundësisë për Tiranën

17 Maj, 2025 11:50 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

17 Maj, 2025 11:41 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

17 Maj, 2025 11:27 am
Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
Aktualitet

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

17 Maj, 2025 10:54 am
‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE
Aktualitet

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE

17 Maj, 2025 10:36 am
Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme
Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

17 Maj, 2025 10:29 am
‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë
Aktualitet

‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë

17 Maj, 2025 10:21 am
Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze
Aktualitet

Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze

17 Maj, 2025 10:09 am
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Aktualitet

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj

17 Maj, 2025 9:58 am
Rama krah Macron: Do fuqizojmë marrëdhëniet me Francën në inovacion
Aktualitet

Rama krah Macron: Do fuqizojmë marrëdhëniet me Francën në inovacion

17 Maj, 2025 9:47 am
Para
Video/ Ja pse u përlot Artur Zheji në Opinion…

Video/ Ja pse u përlot Artur Zheji në Opinion...

Ky është vendi më i ndotur në botë

Ky është vendi më i ndotur në botë

Çfarë e lidh Mullirin me ministren e Arsimit?

Çfarë e lidh Mullirin me ministren e Arsimit?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vota e diasporës, “betejë” mes PD e Mundësisë për Tiranën

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
17 Maj, 2025

Prej orës 08:40 vijon numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik. Deri më tani, në qarkun Lezhë, PD rrezikon...

Lexo më shumë

Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
17 Maj, 2025

Ka dështuar për herë të 17 përpjekja për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Në seancën e mbajtur të shtunën, ngërçi...

Lexo më shumë

Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
17 Maj, 2025

Përfituan pensionin e një shtetasi, i cili nuk jetonte që prej vitit 2019, policia ka ndaluar edhe një shtetas tjetër....

Lexo më shumë

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
17 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, të cilën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com