Po ashtu bie në sy edhe fakti se sipas Senatit, pika 4, tashmë e shfuqizuar nga Ministria e Arsimit, që lidhet me tarifat për provimet e mbartura, nuk është propozuar nga Universiteti, por nga Këshilli i Ministrave. Kujtojmë se kryeministri Rama u shpreh me heret per kete ceshtje se tarifat i kishte caktuar Rektorati.
Kryeministri Edi Rama ua ka drejtuar përgjegjësinë për vendosjen e tarifave për provimet e mbartura, rektorëve dhe dekanëve.
Në një komunikim live në Facebook, lidhur me protestën e studentëve, ai akuzoi më herët si ideatorë të saj.
“VKM-ja e bërë me propozim të gjithë dekanëve dhe rektorëve në maj ishte befasi për studentët. Është marrë vendimi dhe nuk u është komunikuar studentëve. Ua them tani, nuk ua kishim borxh këtë gjë! Nuk ka tarifë që nuk e keni vendosur vetë”, u shpreh Rama.