Kreu i agjencisë së turizmit Auron Tare, është shprehur se ndërtimet kaotike kanë prishur qytetin e Sarandës, e për pasojë edhe turizmin.
Sipas Tares turistët sot preferojnë të vizitojnë më shumë Gjirokastrën sesa Sarandën.
Turistët që vizitojnë më së shumti qytetin bregdetar janë ata nordik.