Të mërkurën në mëngjes disa tanke turke kanë hyrë në Siri dhe në harkun e pak më shumë se 9 orëve kanë pushtuar Jarablusin, një qytet sirian afër kufirit me Turqinë, që prej 3 vitesh ishte nën kontrollin e Shtetit Islamik.
Bashkë me ushtarët turq kishte luftëtarë të ndryshëm të Ushtrisë së Lirë Siriane, një koalicion me grupe rebelësh që në të kaluarën kishte qenë aleate me Shtetet e Bashkuara përpara se niste të gllabëronte fraksione më ekstremiste. Ka dy gjëra që duhen mbajtur mirë parasysh lidhur me të gjithë operacionin, të cilin qeveria e turke e ka quajtur “Euphrates Shields”.
Po, në dy vitet e fundit kurdët sirianë kanë qenë aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. Atëhere çfarë ka ndryshuar? Vërtet Shtetet e Bashkuara i kanë “tradhëtuar” kurdët, siç kanë theksuar shumë gjatë orëve të fundit? Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në Jarablus dhe pse operacioni “Euphrates Shields” është kaq i rëndësishëm për të gjithë sistemin e aleancave të luftës në Siri, duhet nisur nga fillimi: të vihen në rregullt idetë se kush është me keë dhe cili është posti i lojës në betejat që po zhvillohen në veri të Sirisë.
Shpjegimi i shpejtë se kush është me kë, të paktën deri më sot dhe i thjeshtëzuar pak.
Nga njëra anë është regjimi sirian i Bashar al Assad, aleat me Iranin, Rusinë dhe milicitë Shiite libaneze të Hizballahut. Nga ana tjetër janë rebelër që luftojnë al Assad, që janë aleatë të Turqisë dhe që përfshijnë si fraksione të moderuara – disa prej të cilëve aleatë me Shtetet e Bashkuara – ashtu edhe grupe ekstremiste xhihadiste, si Jabhat Fateh al Sham (fillimisht i njohur si Jabhat al Nusra, dega siriane e al Qaedas).
Pastaj janë dy palë të tjera kryesore: është Shtetit Islamik, që nuk është aleat me askënd, dhe pastaj janë kurdët sirianë, që janë pjesë e një koalicioni të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Në parim mund të themi se këto 4 rreshtime luftojnë njëri kundër tjetrit, edhe pse diskutimi është shumë më i komplikuar se kaq.
Janë armiq të betuar al Assad dhe rebelët, që gjatë muajve të fundit luftojnë sidomos në provincën e Alepit, në veriperëndim të Sirisë; janë po kaq armiq të betuar Turqia dhe kurdët sirianë, të cilët janë ngushtësisht të lidhur me kurdët turq e PKK-së, armiq historikë të qeverisë turke. Shteti Islamik Lufton intensivisht si kundër kurdëve sirianë, ashtu edhe kundër rebelëve.
Pastaj, sit ë thuash, ka situata mosluftimi: për shumë kohë, al Assad dhe Shteti Islamik e kanë toleruar njëri tjetrën, të dy me idenë e përqëndrimit të forcave në frontet e tjera respektive të betejave dhe, për të njëjtën arësye, janë toleruar edhe al Assad dhe kurdët.
Sidomos kurdët janë quajtur si gjëja e vetme mbi të cilën janë dakord amerikanë dhe rusë: janë aleatë të amerikanëve dhe të toleruar nga rusët, edhe falë raporteve historike që kurdët kanë pasur gjithmone me Bashkimin Sovjetik. Në sintezë: është një rrëmujë dhe nuk është e lehtë të orientohesh.
Gjatë javëve të fundit kanë ndryshuar paksa gjërat respektivisht realitetit të sipërpërshkruar. Kthesa duket se ka qenë beteja e rëndësishme e Manbij, një qytet në very të Sirisë që prej kohësh ishte nën kontrollin e Shtetit Islamik.
Manbij është rimarrë me 13 gusht nga Forcat Demokratike Siriane (SDF), një koalicion në të cilin kurdët sirianë zënë një pozicion dominues. Fitorja e Manbij u ka mundësuar kurdëve që të sigurojnë shumë influencë në very të Sirisë, një gjë që nuk i ka pëlqyer as al Assad, as Turqisë. Pak ditë pas mbarimit të betejës së Manbij, regjimi i al Assad ka vendosur që t’i japë fund mosluftimit me kurdët dhe për herë të parë nga fillimi i luftës në Siri i ka bombarduar (në Hasakah, në verilindje të Sirisë).
Siç ka shkruar analisti Aaron Lund, është dukur pothuajse sikur al Assad donte t’i dërgonte një sinjal Turqisë, sikur donte t’i thoshte: e patë që kurdët janë kërcënim edhe për në? për herë të parë është nisur të flitet për një çtensionim të mundshëm të raporteve midis al Assad dhe qeverisë turke – deri në këtë moment armiq të përbetuar – në emër të një objektivi më të madh: ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë dhe kundërvënies së krijimit të një shteti autonom kurd në veri të vendit.
Por Manbij ka shkaktuar edhe një reagim të ashpër të qeverisë turke dhe pjesërisht të asaj amerikane. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara pranuan një shkëmbim me Turqinë: do t’i pengonin kurdët që të shtriheshin në perëndim të lumit Eufrat në shkëmbim të bashkëpunimit turk kundër Shtetit Islamik (siç është thënë, deri në moment Turqia kishte mbajtur një qëndrim mjaft ambig ndaj ISIS-it).
Po të shikosh hartën kuptohet më mirë objektivi i marrëveshjes: kurdët sirianë përpara rimarrjes së Manbij dhe të rrethinave zinin vetëm pjesën lindore të lumit Eufrat dhe disa territore në veriperëndim. Qeveria turke donte të pengonte që turqit t’i bashkonin këto zona, duke pushtuar kështu territoret e mesit – ato nën kontrollin e Shtetit Islamin dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane – dhe duke penguar formimin e një shteti kurd pa shkëputje territoriale pikërisht në kufi me Turqinë.
Pas pushtimit të Manbij, kurdët sirianë nuk e kanë mbajtur premtimin për t’u tërhequr në lindje të Eufratit dhe t’ia linin kontrollin e qytetit komponentëve arabë të SDF-së, që e preokupojnë shumë më pak Turqinë. Kanë bërë në fakt deklarata shumë të zhurmshme mbi pushtimin eventual e qyteteve të tjera të provincës. Për këtë motiv, kanë shkruar shumë analistë, turqit kanë vendosur të ndërhyjnë në Jarablus (që është sipër pak në perëndim të lumit Eufrat): për t’u paparirë kurdëve dhe për t’i penguar ata që të zgjerohen mëtej.
Ok, po pse Shtetet e Bashkuara janë bërë me turqit? A nuk qenë grinder me ta? Po, raportet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë duke kaluar tani momentin e tyre më të mirë: janë të tendosura prej kohësh prej ambiguitetit të qeverisë turke në luftën kundër Shtetit Islamik dhe janë keqësuar edhe më pas grushtit të shtetit të tentuar në Turqi kundër qeverisë turke.
Presidenti turk Erdogan ka akuzuar imamin Fetullah Gulen se ka organizuar grushtin e shtetit: prej vitit 1999 Guleni gjendet në mërgim në Shtetet e Bashkuara dhe, pavarësisht kërkesave turke, deri më tani qeveria amerikane ka refuzuar që ta ekstradojë. Për ta bërë akoma më pak të kuptueshme pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në operacionin turk në Jarablus është edhe një fakt tjetër.
Prej 2 vitesh kurdër sirianë janë aleatët kryesorë të amerikanëve në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri, me rezultate të shkëlqyera: Shteti Islamik ka humbur shumë territore që kishte pushtuar në verën e 2014, pikërisht atë që donin Shtetet e Bashkuara.
Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në Jarablus, duhen pasur në konsideratë dy gjëra. E para është se qveeria amerikane është dukur shumë herë në mëshirën e kompleksitetit të luftës në Siri: shpesh është kritikuar se ka bërë zgjedhje të vonuara – si për stërvitjen e rebelëve – dhe se nuk ka respektuar fjalën e dhënë – si në rastin e të ashtuquajturës “vijë të kuqe” të bombardimeve kimike të kryer nga regjimi i al Assad kundër popullsisë civile siriane.
Si të thuash: në të kaluarën ka ndodhur edhe që dy grupe të financuara apo të mbështetura nga dy agjenci të ndryshme amerikane kanë përfunduar duke luftuar me njëra tjetrën.
Siç e kanë demonstruar 5 vitet luftë, askush nuk mund të bëjë zgjedhje lineare dhe efikase lidhur me luftën në Siri dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë përjashtim. Në të kaluarën, amerikanët janë akuzuar nga shumë sirianë se janë aleatë me regjimin e al Assad për të luftaur Shtetitn Islamik dhe tani akuzohen se kanë tradhëtuar kurdët për të shpëtuar aleancën e tyre me Turqinë.
Karl Sharro, një arkitekt libanez që jeton në Londër dhe që shpesh argëtohet duke treguar në mënyrë ironike politikën e Lindjes së mesme, e ka komentuar kështu politikën amerikane në Siri: «Pozicioni i Shteteve të bashkuara në Siri është si ai i një pinguini që kërkon të bëjë zhonglerin me dy grushtore në zjarrta, teksa qëndron i lidhur nga sytë mbi një top në bordin e një motoskafi».
Gjëja e dytë për t’u pasur në konsideratë, ka shkruar “New York Times”, është se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që të sakrifikojnë diçka në aleancën e tyre me kurdët boll që të rikuperojnë raportet me Turqinë, një vend anëtar i NATO-s dhe që konsiderohet shumë e rëndësishme në luftën kundër Shtetit Islamik.
Pozicioni amerikan ka qenë i prerë: të mërkurën e kaluarn, Zëvendëspresidenti Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’ua ndërprisnin mbështetjen kurdëve në rast se nuk do të tërhiqeshin në lindje të lumit Eufrat. Praktikisht kja theksuar se nuk do të pranohen tentativat për të krijuar një shtet kurd pa shkëputje territorial përtej kufirit jugor të Turqisë.
Gjithsesi, amerikanët kanë lëvizur disi me maturi, s aka qenë e mundur: i kanë bërë publicitet rimarrjes së Jarablus si një operacion kundër Shtetit Islamik, më shumë se kundër kurdëve. Kanë nga ana e tyre edhe faktin që kurdët kishin pranuar të mos shtriheshin në perëndim të Eufratit, një kusht që tashmë ishte vënë në diskutim pas fitores në Manbij.
Ajo që mund të thuhet për operacionin turk në Jarablus është se është një prej më të rëndësishmve në të gjithë luftën siriane (të enjten në mëngjes tanke të tjera turke kanë hyrë në Siri). Ka treguar se për Turqinë objektivi parësor është mundja e kurdëve, edhe me koston e rishikimit të raporteve me regjimin e al Assad, deri më tani armiku i madh i saj.
Ka treguar edhe se për kurdët gjërat nuk po shkojnë mirë: pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, me kundërshtimin constant të qeverisë turke dhe tani me armiqësinë e regjimit të al Assad është praktikisht e pamundur të ndërtohet një shtet kurd që të shtrihet përgjatë kufirit jugor me Turqinë.
Së fundi, ka treguar se edhe të vënë përpara zgjedhjes midis Turqisë dhe kurdëve, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të preferojnë Turqinë, pavarësisht humbjes së besueshmërisë që mund të sjellë një vendim i tillë.
ARMIN TIRANA / www.bota.al