Sa funksionon koncepti i bamirësisë dhe sa përfshihen shqiptarët në të tilla iniciativa?
Kjo temë po diskutohet tani në Opinion me tetë të ftuar të cilët kanë dhëne kontributin e tyre ose kanë eksperienca personale për këtë temë.
Psikologia Denada Toçe thotë se ne, shoqëria shqiptare, nuk e kemi kulturën e bamirësisë.
“E kemi të ndrydhur dhe të keqdrejtuar. Ne e kemi me ndjesi, kemi ndjesinë të bëjmë mirë, por nuk e kemi të kultivuar si kulturë”, deklaron Toçe në OPINION.