Artur Zheji e ka cilësuar arrestimin e ish-Ministrit Spiro Ksera si një goditje të një hallke të vogël, e cila ishte e pambrojtur politikisht. “Është goditur hallka më e vogël, e cila ishte e pambrojtur. E përshendes Partinë Demokratike për qëndrimin. Ka një qëndrim të dyzuar të Bersihës. Rasti Ksera krijoi një model tjetër. Në këtë rast Partia nuk e mori në mbrojtje me artificë. Prokuroria e pranojmë që po merret me një peshk të vogël. Por kjo është një gjë e mirë, pasi është hera e parë që kemi një hetim në një rang të tillë”