Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaron në ‘Opinion’ se “vetëm në muajt Shtator, Tetor, sipas shkresave të qeverisë janë mbyllur 73.000 vende pune”.
“Kjo është të ofendosh qytetarët e vendit tënd dhe Kryeministri nuk është për tu marrë seriozisht kur thotë se ka punë në Shqipëri por janë njerëzit dembelë. Si ndodh që 53.000 qytetarë shqiptarë kërkojnë azil në Gjermani?”,tha Spaho.//a.h