Mesila Doda, deputete e Partisë Demokratike si edhe aktiviste për të drejtat e grave ka nxjerrë edhe rrënjët e një ngjarje kriminale si ajo e dy ditëve më parë kur babai vrau vajzën dhe plagosi vajzën tjetër.
“Këto vrasje shërbejnë si modele të këqija dhe fill pas këtyre ngjarje ndodhin një sërë vrasjesh të së njëjtës tipologji. Krimi në familjë ka mbetur në nivele të njëjta që është 8-10 për qind e krimeve të përgjitshme gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ne kemi akoma figurën e prindit padron. Babai krimnel thoshte që për mua nuk kujdeseshin. E ka mbajtur gruaja dhe e kanë në kodin e tyre heshtjen. Ne akoma trajtojmë dhunën si çështje personale.”